“Psycho” zgjon vëmendje në Panair të librit - Bota Sot
“Psycho” zgjon vëmendje në Panair të librit

Libra

“Psycho” zgjon vëmendje në Panair të librit

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 19:33

Romani “Psycho” i shkrimtari Ilir Muharremi i vendosur në stendën e shtëpisë botuese “Artini” ish ‘Toena” po zgjon vëmendje të madhe nga lexuesit. Nga shumë tituj dhe qysh në ditën e dytë të Panairit të Librit në Prishtinë janë shitur shumë kopje të këtij libri, kështu pohon njëri nga shitësit në këtë stendë. Arsyeja pse ky libër është i veçantë ndonëse ka të bëj me temën dhe titullin.

Poashtu edhe trajtimi dhe ndërtimi i dialogëve i cili është tejet vulgar. Pastaj, seksi dhe vrasjet që ndodhin. Ndonëse edhe kanibalizmi dhe brenda romanit personazhi kryesor ushqehet me vaginë të pjekur me salcë të gjelbër. Ai gjen kënaqësi këtu.

Deri më sot nga shqiptarët nuk janë shkruar këso vepra ekstreme dhe lexuesit duan të dinë më shumë për këtë zhanër i cili vërtet po zgjon kureshtje. Po ju sjellim disa fragmente provokative nga ky roman:

“M’u bë dru. E kapi vet dhe e afroi te piçka. Palla nuk mund të rrëshqiste sepse  nuk ishte lagur. Mbaja ereksionin, por i mbyllja sytë dhe përhumbesha në përqafimin e saj. Rrushi nuk hynte se nuk hynte. “Seksi nuk është gjithçka në jetën e njeriut”, thash në vete. Vazhdonin të putheshim, por puthjet ishin të ngadalshme dhe të gjata. Buzët i kishte të freskëta. Duart e mia bridhnin në hapësirën e trupit të saj, ajo hapësirë qe e pa sosur. Bënim shumë nxehje. Fillova t’i kërcej sipër, rrushi rrinte dru, ishte vërtetë e hatashme, largoj me gishtërinjtë brekët dhe afroj rrushin te piçka,  këmbët i dridheshin nga frika. Befas u shkëputa dhe mbusha gotën me pije jo alkoolike. E ngrija shpejt gotën. Pastaj, prapë llafoseshim dhe na shkonte për mrekulli muhabeti...

Sot, përveç që t’i theva  këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se.  Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë...”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test