Fragment fantastik nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit - Bota Sot
Fragment fantastik nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Libra

E hënë, 15 tetor 2018

Fragment fantastik nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:20
Kopertina

Qenka vërtet vend i krimineleve të pasur dhe të varfër, zotëri. Ma sill edhe një gotë uiski, zonjë. Unë gjendjen time e shoh shumë më të lakmueshme, zonjë. Unë asnjëherë nuk isha në gjendje të vrisja time shoqe, vetëm i dilja në mbrojtje. Edhe këtyre vrasësve do u dilja në mbrojtje, me arsye të jenë vrasës të mirë, ashtu siç i njoh disa të tjerë në filma të egër dhe të pashpirt. Mënyra se si e përcjellë situatën te ne më jep kënaqësi. Gëzohem shumë për jetën time profesionale, kurrë nuk më qortonin. Besomë kurrë nuk pranoj para, ryshfete ose të shisja veten. Rivalin e shikoja drejt në sy, zemra e tij dukej si e pulës kur shikoheshim drejtpërdrejtë. Kurrë nuk e kam lavdëruar presidentin e shtetit tim për të krijuar miqësi e pastaj të fitoja “benificione”.  Kam pasur rastin të më ofrojnë mirënjohje të cilën e kam kthyer mbrapsht. Fundja kurrë nuk kam kërkuar para nga ta, asnjëherë nuk i bija daulleve ta vë në dukje këtë. Zonjë, nuk po mburrem me këtë. Merita ime tash është një hiç. Atëherë synoja shumë lart, kjo qe e saktë, por ja jeta donte të rrëzohesha poshtë pa dëmtuar shtetin tim. “Ke dëmtuar familjen tënde, zotëri”. Ata kanë shpëtuar që nuk janë më me mua. Divorcet janë zgjidhje.

Po i gëzohem sërish natyrës sime sepse është e veçantë dhe a nuk është lumturi kjo? Ma thuaj e dashur? Gëzohesha shumë kur reagoja saktësisht  ndaj gruas sime. Isha i lumtur kur fëmijët loznin në dhomë dhe kishin më bollëk gjithçka. Madje, edhe nëse thyenin ndonjë gjë nuk i qortoja.  Ata sundonin mbi jetën time, zonjë. Lypsarëve iu jepja para. Të sëmurëve iu ndihmoja bile me fjalë të mira iu lehtësoja dhimbjen. Përkujdesesha edhe për invalidët ta kalonin rrugën. Gjithmonë më ka pëlqyer t’iu shërbej të tjerëve. Shtyja edhe automjetet e prishura. Shkoja shpesh tek varri i gjyshes. Më dukej sikur të vdekurit më dëgjojnë apo kanë raporte me neve. Disi lehtësohesha. Të vazhdojmë për mirësjelljen time, ajo është shumë e famshme zonjë. Pak kush e diskuton një gjë të tillë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test