Kishat e Kurbinit në optikën studimore të Kastriot Markut

Libra

Kishat e Kurbinit në optikën studimore të Kastriot Markut

Nga: Isak Ahmeti Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:25
Kishat e Kurbinit në optikën studimore të Kastriot Markut

Libri studimor:KISHAT E KURBINIT , Geer , Tiranë 2008 , fq.416 , i studiuesit Kastriot Markut , të cilin po ju paraqesim kësaj radhe , është një kontribut  me vlerë , shumë i çmueshën për të njohur më mirë dhe më thellë , përmes burimeve të mjaftueshme , Kishat e Kurbinit , përkatësisht toponiminë , veprimtarinë e klerikëve , shkollimin , arkitekturën , etj.Në këtë libër , siç shihet edhe në përmbajtjen e tij , do gjejmë shumë të dhëna të reja , të cilat , fatkeqësisht , nuk janë prekur më parë , sa e si duhet , nga studiuesit tanë as nga Teofan Popa , e që kanë të bëjnë me mbishkrimet e Kishës së Shën Prendes , e të cilat në mënyrë më të thelluar i ka shqyrtuar autori në fjalë.Kështu ky autor , në bazë të kërkimeve të drejtpërdrejta në terren ,bazuar në burime të shumta historike si dhe në analizat e rezultateve të hulumtimeve që i ka kryer , ka arritur të krijojë një vështrim më të thelluar dhe më të plotë të udhës që kanë ndjekur  përgjatë shekujve organizimi kishtar si dhe objektet e kultit të krishterë në Kurbin.

       Libri në fjalë hapet me:

1.Paraqitje(autor Imzot Rrok Mirdita ),

2.Dy fjalë ( autor Aleksandër Meksi ),dhe

3.Hyrje (fjala e autorit), që shërbejnë si VADE MECUM për të hyrë më.lehtë në përmbajtjen dhe vlerat e këtij libri.

        Librin në fjalë autori e ka ndarë në tri pjesë :

I.ORGANIZIMI KISHTAR NË KURBIN (fq.25-120),

II.MONUMENTET KISHTARE NË KURBIN(fq.121-223)dhe

III.KONTRIBUTI I KISHËS KATOLIKE  PËR ARSIMIN NË KURBIN (fq.225-251) 

Siç shihet , prandaj , libri në fjalë , i shkruar me pasion dhe përkushtim , përbëhet prej tre pjesësh ,që , siç e ka vënë re edhe Aleksandër Meksi (fq.9-10), përplotësojnë njëra tjetrën.

       Tek pjesa e parë :ORGANIZIMI KISHTAR NË KURBIN , siç e thotë edhe vetë ky titull , është trajtuar organizimi kishtar në Kurbin ,ku ruhen 30 kisha të periudhës së Mesjetës , të cilat , sipas autorit  , përbëjnë një pasuri të rëndësishme jo vetëm për të njohur organizimin kishtar por edhe  arkitekturën e kësaj zone(fq.10).

Studimi  i organizimit kishtar të krahinës së Kurbinit ndër shekuj , bëhet mbas një paraqitjeje të plotë e shqyrtimi dhe vlerësimi shkencor të burimeve historike dhe atyre dokumentare , krahas studimeve të derisotme, të cilat nuk janë të plota edhe pse të shpërndara në botime të shumta të cilat nuk mund t'i gjejë me lehtësi çdo lexues i interesuar për këto probleme ,   që nuk janë të pakta sidomos sa i përket organizimit kishtar në Mesjetën e hershme deri sa fillon të përmendet Ipeshkvia e Krujës e sidomos të qenët gjatë Mesjetës së mesme njëherazi të Ipeshkvisë  së Arbërit me atë të Krujës(fq.9).Në kuadër të pjesës së parë autori ka përfshirë këto njësi shkrimore mjaft përmbajtësore:

-Çështje të historiografisë kishtare ,

-Kurbini.Vështrim i përgjithsjëm

-Kurbini në Ipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës,

-Ipeshkvinjtë e Arbërisë  dhe Ipeshkvinjtë e Durrësit  që qëndruan në Shën Prende , Gallatë(1615-1856),

-Ipeshkvinjtë e Durrësit që qëndruan në Delbenisht  (1856-1957),

-Gjendja kishtare në Kurbin gjatë mesjetës ,

- Papë Klementi XI dhe Kuvendi i Arbërit.

Te pjesa e dytë:MONUMENTET KISHTARE NË KURBIN  ,autori  ,siç e thotë edhe vetë titulli  mjaft përkufizues, ka marrë në shqyrtim monumentet kishtare në Kurbin , ku ka të dhëna dokumentare  sipaps burimeve  historike. Të dhënat e para bazë më të shumta dhe më të qenësishme mbi ndërtimet kishtare dhe organizimin kishtar në Kurbin , sipas autorit , janë ato të relacioneve të viteve 1641 dhe 1644  të Mark Skurrës  dërguar Propagandës Fide(fq.121).Duke bërë fjalë për këto relacione , autori vlerëson me shumë të drejtë se hartuesit  e tyre  janë treguar mjaft objektive , për aq  sa ka qenë e mundur në kohën për të cilën flitet , në kushte tejet të pasigurta .Këto relacione, të dërguara Propagsndës  Fide , nga ana e ipeshkvinjve , vizitorëve , prelatëve , misionarëve , informatorëve, inspektorëve apostolikë  me detyrën e inspektorit të përgjithshëm mund të konsiderohen ,sipas vlerësimit të autorit, si një HISTORI E KISHËS KATOLIKE e shek. XVII në Shqipëri.Pjesa e dytë e librit mbyllet  me një sprovë , për aq sa lejojnë mbetjet , të paraqitjes dhe analizës së përbashkët për tipologjinë, teknikat e ndërtimit të përdorura dhe vlerat e këtyre kishave që përbëjnë një pasuri të rëndësishme.

SKOLLA SHQIPE E KURBINIT E VITIT 1632

   Te pjesa e tretë :KONTRIBUTI I KISHËS KATOLIKE PËR ARSIMIMIN NË KURBIN , siç e thotë ky titull mjaft përkufizues , autori ka marrë në shqyrtim në mënyrë mjaft të thelluar traditën e arsimit , shkollat , që ishin hapur në këtë trevë.Duke iu referuar relacioneve  , burimeve të ndryshme , dokumenteve relevante , autori konstaton se"themelet e arsimit shqip jo vetëm në Kurbin ,por në tërësi në trojet etnike shqiptare duhet t'i kërkojmë në Gallatë të Kurbinit  në gjysmën e parë të shek.XVII , ku këtu u hap shkolla e parë shqipe.Kështu , sipas dokumenteve, që në vitin 1632 ekzistonte në Kurbin një seminar...atëherë këtu u hap shkolla e parë dhqipe e njohur si shkolla e Kurbinit "(fq.231-232-233).Fakti i hapjes së shkollës në Kurbin , sipas autorit , është një fakt historik i dokumentuar dhe, kësisoj ,i padiskutueshëm...

    Libri:KISHAT E KURBINIT , i studiuesit Kastriot Marku  , mbyllet me:Fjalorthin , Burimet dhe Literatura , Treguesi i emrave  të vendeve dhe personave, Shtojcën ; Relacionet e ipeshkvinjve të Arbërisë nga Kurbini ,gjë që tregon jo vetëm për erudicionin por edhe për përkushtimin e autorit për të bërë një libër me shumë vlera  ,që do shërbejë si shtysë për studime të mëtejme të kësaj problematike.Krejt në fund le të theksojmë se, me rastin e ndonë ribotimi eventual të këtij libri , do ishte mirë që ai të plotësohet me të dhëna të reja që nuk janë të pakta .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat