Doli nga shtypi libri “Hasan Prishtina – jeta dhe vepra” – Flamur Sallahu dhe Jeton Sallahu - Bota Sot
Doli nga shtypi libri “Hasan Prishtina – jeta dhe vepra” – Flamur Sallahu dhe Jeton Sallahu

Libra

Doli nga shtypi libri “Hasan Prishtina – jeta dhe vepra” – Flamur Sallahu dhe Jeton Sallahu

Nga: Flamur Sallahu Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:48
Kopertina e librit

Ky libër i sapodalur përmbledh punimet e prezentuara nga studiuesit në Vushtrri (gusht 2018) me rastin e 85 vjetorit të rënies së patriotit Hasan Prishtina, derisa dhe ne (J.S.) ishim pas prezentuar me një studim. Poashtu, si shtojcë e saj është botuar edhe ekspozita me mbi 20 dokumente arkivore nga gjuha shqipe, osmane, italiane dhe gjermane që patëm prezentu sëbashku me kolegët-shokët, Zahir Kastrati dhe Agon Krasniqi për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, ndryshe dhe kemi pas udhëhequr organizmin profesional dhe kemi redaktu këto punime. Derisa, punimet e pakompletuara, ose të vonuara, nuk kanë pasur mundësi të shqyrtohen.

Falënderime: Fjalëhapësin, Bedri Xhema, recensentin, Cen Desku, Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelia e cila mbështeti organizimin “Ditët e Hasan Prishtinës” dhe botimin e këtyre punimeve sëbashku me ekipin e saj (Burim Rexhepi, Izet Miftari, Gëzim Sheremet Saraçi, Fazli Muharremi-Tali dhe të tjerët), lektorët (shkrimtarin) Nazmi Rrahmani dhe Sadije Krasniqin, kolegun/shokun-Bedri Rushiti-artist, që u përkujdes për krijimin e imazhit të kopërtinës-foton, perkthyesin e hyrjes ne gjuhen angleze, Arber Krasniqi.

Jemi të gëzuar që libri ka dalur në prag të Festës së Flamurit dhe do të promovohet në Qendrën Rinore në Vushtrri (prapa palestrës), fillë pas përfundimit të programit kulturor kushtuar 28 Nëntorit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test