Kryevepra “Skënderbeu i pafan” i poetit më me ndikim Jeronim De Rada

Libra

Kryevepra “Skënderbeu i pafan” i poetit më me ndikim Jeronim De Rada

Nga: Gjon KEKA Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Kryevepra “Skënderbeu i pafan”

Gjergj Kastrioti Skënderbeu si nje hero dhe lider i madh i Arbërisë është i rrënjosur thellë në ndërgjegjen e kombit tonë. Ngase shihet më së miri nga kjo,sepse ai jo vetëm jetonte në zemrat, mendjet e këngët e popullit arbëror ,por edhe tek arbëreshët.

Emri i tij ishte më i gjallë dhe më i dashur edhe tek arbëreshët të cilët edhe sot mbajnë Gjergj Kastriotin si prijësin e tyre shpirtëror e kombëtar pa e ...harruar traditën e kulturën arbërore. Vepra e poetit të madh Jeronim De Rada „ Skënderbeu i pafan „ botim i vitit 1872(një kopje të së cilës e mbaj në arkivin tim personal) ,tregon lidhjen pranishmërinë e emrit dhe veprave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër arbnesh dhe në tërë popullin arbëror.

Në këtë vepër ai jep pasqyrën e plotë të historisë së jetës dhe veprave të Skënderbeut, aty nuk mungon as kronologjia e ngjarjeve ,dhe shpirti fisnik e i madh i Gjergj Kastriotit dhe vetë arbërorëve , shpirt ky që nuk duron skllavëri ,shpirt ky që nga lashtësia kishte dhe jeton edhe sot me idealin e liriësë së plotë shpirtërore dhe fizike etj.

De Rada pati ndikim të madh si një poet jo vetëm tek arbëreshët,por edhe tek i gjithë populli shqiptar,veprat e tij sikur kjo për Gjergj Kastriotin ishin dhe u bënë vepra të dashura popullore që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e deri më sot. De Rada një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoj Gjergj Kastriotit dhe kjo ngase emri i tij ishte frymëzim për të sikur edhe për shumë poet e shkrimtar tjerë në përgjithësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat