Mbyllet restoranti që pranonte vetëm klientë të zhveshur, nuk pati xhiro të mjaftueshme - Bota Sot
Mbyllet restoranti që pranonte vetëm klientë të zhveshur, nuk pati xhiro të mjaftueshme

Life style

Mbyllet restoranti që pranonte vetëm klientë të zhveshur, nuk pati xhiro të mjaftueshme

Më: 10 janar 2019 Në ora: 00:42
Pamje nga restoranti

Restoranti i parë në Paris që pranonte vetëm mysafirë të zhveshur është detyruar të mbyllet 15 muaj pas hapjes për shkak se nuk kishte klientë të mjaftueshëm.

Pronarët e restorantit të quajtur “O’naturel”, Mike dhe Stephane Saasa, kanë njoftuar se restoranti do të mbyllet në mënyrë të përhershme në muajin shkurt.

Pronarët e restorantit që ishte hapur në nëntor të vitit 2017 thanë se do t’i kujtojnë vetëm çastet e mira kur kanë takuar njerëz të bukur dhe klientë që kanë qenë të kënaqur me përjetimin e momenteve të ndryshme nga ato të zakonshmet.

Ata kishin vendosur ta hapin një restorant të tillë, pavarësisht që vetë nuk ishin nudistë. Pronarët thanë se e kishin vlerësuar këtë si mundësi të mirë për biznes në një vend që është mjaft i pëlqyer nga nudistët.

Në kohën kur ishte hapur restoranti, njëra pronare kishte thënë se plazhet dhe qendrat e pushimit paraqesin mundësi që njerëzit të jenë nudistë vetëm gjatë verës, ndërsa restoranti i saj ua ofronte një gjë të tillë gjatë tërë vitit.

Mysafirët i linin rrobat dhe telefonat e tyre në dhomën e gardërobës, ndërsa u ofroheshin një palë sandale për të hyrë në hapësirën për ngrënie, ndonëse grave u mundësohej edhe mbajtja e takeve. Dekori brenda restorantit ishte i thjeshtë, ndërsa në menu ofroheshin lloje të ndryshme ushqimesh të kuzhinës franceze, shkruan “Daily Mail”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...