Dikur peshonte 171 kg, por ja si duket tani 21-vjeçarja që mori vendimin për të…

Life style

Dikur peshonte 171 kg, por ja si duket tani 21-vjeçarja që mori vendimin për të…

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:17
Alysha McNair

Një fanatike e palestrës nuk njihet pasi hoqi dorë nga ushqimet e fast-food-it. 21-vjeçarja Alysha McNair dikur peshonte 171 kilogramë.

Ajo hante gjatë gjithë kohës në të paktën 5 vende të ndryshme gjatë ditës. E reja ka zbuluar se mbipesha e detyroi atë të vishte rroba me përmasa XXXXL dhe të përballej me bullizmin në shkollë.

Por erdhi një moment që Alysha vendosi veten para sfidës: “Të ndryshonte ose të vdiste”. Për këtë arsye, ajo u regjistrua në një palestër dhe hoqi dorë nga ushqimet e thata.

E si pasojë, deri tani ka humbur 82 kilogramë dhe po vazhdon në këtë rrugë derisa të ketë trupin e “ëndrrave”.

“Dua që njerëzit që kanë të njëjtin problem si unë, të kuptojnë se humbja e peshës është diçka e mundshme. Tani ndihem dhe dukem krejt ndryshe dhe kam vendosur që të bëhem një trajnere personale që të ndihmoj të tjerët”, ka thënë Alysha.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat