Çdo fjalë është pasqyrim i karakterit të njeriut - Bota Sot
Çdo fjalë është pasqyrim i karakterit të njeriut

Life style

Çdo fjalë është pasqyrim i karakterit të njeriut

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustruese

Pasqyrimi është vetëm një nga mekanizmat mbrojtës të psikologjisë së njeriut. Personi refuzon ndjenjat në personalitetin e tij, nuk i pranon dhe pasqyron tek personi përballë një person të shtirë dhe jo vetveten. Në vend që të kërkojë zgjidhjen tek vetja preferon të zgjidhë problemin duke akuzuar të tjerët.

Sipas specialistëve, kërkimi i gabimeve tek personi përballë dhe jo tek vetvetja është qetësuese për personin në fjalë. Ata pohojnë se sëmundja e fiksimit ka dy faza themelore. E para është refuzimi i çdo ndjenje apo situate negative tek vetja dhe mospranimi; e dyta është pasqyrimi i kësaj gjendjeje tek të tjerët.
Karaktere të tilla përdorin dy mekanizma mbrojtëse. Në fillim mohon atë që ndodhet tek vetja dhe më pas e pasqyron tek të tjerët. Gjatë kohës së pasqyrimit vihet re nevoja që personi ndjen për armikun.

Paranojë do të thotë të ndjesh nevojën e armikut. Për këtë arsye prodhon armiq imagjinarë. Në gjuhën e shkencës, personi përpiqet të gjejë një shoqëri të rreme (pseudo-community) mbi të cilën vazhdimisht hedh shpifje e akuza të pavërteta.

Fjala e nxjerrë nga goja e njeriut është sikur aroma. Kur nxjerr një fjalë të mirë mban erë të mirë, kur nxjerr një fjalë të shëmtuar, kur ofendon të tjerët, nxjerr dhe papastërtitë që mbart brenda vetes. Dhe kjo i sjell një erë të pakëndshme njeriut.

Çfarëdo fjale të thotë njeriu, ia thotë vetes së tij. Prandaj si ai që lavdëron shumë ashtu dhe ai që ofendon shumë pasqyron veten e tij. Njerëzit xhelozë reflektojnë, pasqyrojnë më shumë se të tjerët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...