Mos e ul kurrë kokën! Mbaje lart dhe shihe botën drejt e në sy! - Bota Sot
Mos e ul kurrë kokën! Mbaje lart dhe shihe botën drejt e në sy!

Life style

Mos e ul kurrë kokën! Mbaje lart dhe shihe botën drejt e në sy!

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:07
Ilustrim

Kurrë mos lejo të të bëjnë të heshtësh. Kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano definicionin e askujt për jetën tënde, por përcaktoje vetë jetën tënde

Harvey Fierstein

Duaj veten fillimisht, dhe gjithë gjërat e tjera do të vijnë vetë. Në këtë botë, duhet të duash veten së pari e pastaj mund të bësh çdo gjë

Lucille Ball

Sikur ta dinim sa të rëndësishëm jemi për jetët e njerëzve që takojmë. Ka diçka nga vetja juaj, që e lini në çdo takim me dikë tjetër.

Fred Rogers

Vlerësimi i ulët për veten është njësoj si të ecësh nëpër jetë me frena dore.

Maxwell Maltz

E pse duhet ta vrasim mendjen për atë që të tjerët mendojnë për ne, a mos kemi më shumë besim tek opinionet e tyre, se sa tonat?

Brigham Young

Që të kemi vlerësim të lartë duhet që të përqëndrohemi në sukseset tona dhe të harrojmë dështimet dhe negativitetin në jetën tonë.

Denis Waitley

Kurrë mos e ul kokën. Mbaje gjithmonë lart. Shihe botën drejt e në sy.

Helen Keller

Të duash veten është fillimi I një romance që zgjat sa një jetë.

Oscar Wilde

Jini besnikë ndaj asaj që ekziston brenda vetes tuaj.

Andre Gide

Kush shikon së jashtmi, ëndërron. Kush shikon brenda vetes, zgjohet.

Carl Gustav Jung

Askush nuk të bën dot të ndjehesh inferiore, pa miratimin tënd.

Eleanor Roosevelt

Kur njeriu beson tek vetja, nuk ka nevojë të bindë të tjerët. Kur njeriu është I kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Kur njeriu e pranon veten, e gjithë bota e pranon atë ashtu si është.

Lao Tzu

Ata që duan më shumë miratim, marrin më pak prej tij dhe ata qëkanë nevojë për më pak miratim, marrin më shumë.

Wayne Dyer

Problemi me konformizmin është se u pëlqen të gjithëve, përveç vetes tënde.

Rita Mae Brown

Asaj i mungon besimi tek vetja, ajo kërkon admirimin e të tjerëve e nuk ngopet. Ajo jeton me pasqyrimin e vetes në sytë e të tjerëve. Ajo nuk ka guxim të jetë vetja.

Anais Nin

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...