Këto gjëra nuk duhet t’ia thoni shefit kurrë - Bota Sot
Këto gjëra nuk duhet t’ia thoni shefit kurrë

Life style

Këto gjëra nuk duhet t’ia thoni shefit kurrë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:03
Ilustrim

Janë disa fjalë që nese ia thoni shefit tuaj, do të kenë ndikim mjaft të keq, që madje mund të ju kushtojë me karrierë.

Sinqeriteti është politika më e mirë në vend të punës, mirëpo si çdo rregull tjetër, edhe kjo i ka përjashtimet e vetja.

Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm me gjërat që ia thoni shefit, pasi që edhe gabimi më i vogël mund t’ju kushtoj karrierën.

Nëse keni për t’i thënë diçka shefit por mendoni që pasi që t’ia thoni atë do të pendoheni, atëherë me siguri që do të pendoheni.

Përveç sharjeve dhe ofendimeve këto janë disa fjalë dhe fraza tjera që asnjëherë nuk duhet t’ia thoni shefit.

“E ke gabim” Kritika e hapur ndaj shefit është mënyrë e sigurt për të siguruar përjashtimin në mbledhjet e ardhshme.

Nëse mendoni se shefi juaj ka bërë ndonjë gabim, ka mënyra më të mira për t’iu adresuar sesa kjo.

“Nuk mundem” Gjithmonë duhet të mbani qëndrim pozitiv dhe të deklaroni se mund t’i bëni të gjitha detyrat, pasi që kjo sjellje është trajtë e vlerësuar mirë.

“Nuk mundem” tregon mungesë të vetëbesimit dhe mungesë të vullnetit për të punuar, gjëra të cilat nuk shkojnë në favorin tuaj.

“Nuk është pjesë e punës time” Asnjë përshkrim i punës nuk e tregon plotësisht të vërtetën, prandaj mos pritni që në punën tuaj do të bëni vetëm atë që jua kanë thënë.

Nëse deklaroni se nuk do të punoni përtej detyrave tuaja, kjo tregon se jeni pengesë drejt rrugës së suksesit të kompanisë.

“Nuk e di” Ju mund të mos e keni përgjigjen për çdo pyetje, mirëpo mund të përpiqeni ta gjeni atë, pasi që kjo është më mirë sesa rrudhja e krahëve.

Përndryshe, nëse thoni se nuk dini të bëni diçka të caktuar, shefi juaj çdo herë do të supozoj që nuk mund të dini edhe gjëra tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...