Si ta lehtësojmë dhimbjen e humbjes së një personi të dashur - Bota Sot
Si ta lehtësojmë dhimbjen e humbjes së një personi të dashur

Life style

Si ta lehtësojmë dhimbjen e humbjes së një personi të dashur

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

A mund ta lehtësojmë dhimbjen që përjetojmë kur humbim një person të dashur? Ne shpresojmë që njerëzit që duam nuk do të na lënë kurrë. Por kjo nuk është e mundur. Dhe nëse e keni humbur tashmë një person, ju e dini se dhimbja është e pamatshme. Humbja e atyre që duam shkakton një dhimbje që nuk shërohet kurrë. Ne vetëm mësohemi me mungesën…

Për ta kapërcyer këtë rrugë të vuajtjeve ekstreme është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se:

1 – Vdekja është vetëm një pasazh …

Nuk është fundi. Personi që doni kaq shumë nuk ka pushuar së ekzistuari, por ka lëvizur në një dimension tjetër. Shpirtrat tanë janë të përjetshëm. Vdekja është vetëm një ndarje momentale.

2- Qielli është një vend më i mirë…

Ndryshe nga bota jonë e mbushur me luftëra, gënjeshtra dhe abuzime. Atje mund të gjesh paqen që ne dëshirojmë. Në qiell nuk ka kapitalizëm dhe paraja është bamirësi. Pra, personi që keni humbur është në një vend më të mirë tani.

3- Ata janë mes shpirtrave të zgjedhur …

Shpirtrat janë të rrethuar nga njerëz që kanë të njëjtën frekuencë energjie. Personi juaj i dashur sigurisht është i rrethuar nga shpirtra të mirë.

4- Ata ju mbrojnë…

Nga qielli, njerëzit që doni kujdesen për ju. Ata janë të kudogjendshëm dhe ju mbrojnë kudo që të jeni, për të mos përmendur që nga lart është më e lehtë t’iu sugjerojnë rrugën më të mirë që duhet të ndiqni. Rastësi? Jo. Vetëm qielli ju ndihmon.

5- Ata ju dëgjojnë…

Mos kini frikë të dukeni budallenj. Bisedoni me ata që u larguan. Me njerëzit që keni humbur… Ndani mendimet tuaja, kërkoni mbrojtje, mbani mend momentet e jashtëzakonshme që keni shpenzuar së bashku dhe tregoni gjithçka që është e rëndësishme për ju. A nuk u keni thënë kurrë sa i doni ata? Nuk është vonë. Thuajani tani, ata do t’ju dëgjojnë.

6- Ata duan që ne të ndihemi mirë …

Mënyra më e mirë për të gëzuar shpirtin e të dashurve të larguar është që të kujdeseni për veten dhe të realizoni ëndrrat tuaja. Dhe edhe nëse humbja është një dhimbje e përhershme në zemër, mund të jesh i lumtur…

7- Një ditë do t’i shohim përsëri …

Ne të gjithë do të jemi së bashku kur koha e secilit prej nesh të ketë mbaruar dhe nuk do të largohemi kurrë më. Pra, kjo është vetëm një mirupafshim, kurrë një lamtumirë.

Dhe nëse një ditë, duke kuptuar të gjitha këto, ndjeni një dhimbje që të shtrëngon gjoksin, mos mendoni se po vuani vetëm… Është shpirti i personit tuaj të dashur që ndoshta ju përqafon…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...