Keni fëmijë kokëfortë dhe rebel? Mos u shqetësoni, këto gjëra i thotë shkenca për ta

Life style

Keni fëmijë kokëfortë dhe rebel? Mos u shqetësoni, këto gjëra i thotë shkenca për ta

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:27
ilustrim

Fëmijët kokëfortë mund të jenë ankth i vërtet.

Ndonjëherë në nuk i kuptojmë kur janë duke na kundërshtuar apo vetëm janë duke u sjellë keq. Ne nuk e dimë arsyen se çka i inkurajon ata të na sfidojnë autoritetin tonë, madje disa veprime të tyre na bënë të mendojmë që nuk jemi prindër të mirë.

Po mos u shqetësoheni është diçka pozitive në të gjithë këtë, kjo duke u bazuar në disa studime nga “Research Gate”, fëmijët më rebel dhe më kokëfortë kanë shumë gjasa që në të ardhmen të bëhen  më të suksesshëm dhe më të pavarur, raporton “Bright Side”.

Kur fëmijë t fillojnë të studiojnë, ne besojmë që ata duhet të i përmbushin disa pritshmëri, si p.sh të marrin nota të mira, të fillojnë të sillen mirë, të respektueshëm ejt. Ky studim që ka mbledhur informacione që nga viti 1968, është bazuar në analizat e sjelljeve të më shumë se 3000 fëmijëve nga mosha 8 deri në 12 vjet, dhe ka përfshirë inteligjencën, edukimin, qëllimet, statusin social dhe ekonomik, prapavijën e familjes, etj.

Studimi tregoj se fëmijët të cilët e kanë mohuar autoritetin kanë një tendencë të bëjnë pyetje rreth asaj se çka ndodh përreth tyre dhe të mendojnë jashtë limiteve që ju janë caktuar atyre. Kjo i jep atyre një avantazh kreativ kur vjen puna për ide të reja dhe për biznes. Ata të cilët janë konsideruar rebel, agresivë dhe kokëfortë kanë pasur gjasa në të ardhmën të vendosin vetën në pozita më të rëndësishme në punë, të fitojnë më shumë para sesa ata të cilët kanë pasur nota të mira dhe që kanë qenë të diciplinuar.

Duke u bazuar në variablat e studimit që hulumtuesit i kanë analizuar, tregon se suksesi i këtyre fëmijëve kur rriten mund të jetë rezultat i egoizmit të tyre dhe aftësia e tyre për t’i vendosur interesat e tyre si prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat