Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë një tetor “të frikshëm” - Bota Sot
Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë një tetor “të frikshëm”

Life style

Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë një tetor “të frikshëm”

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:44
Ilustrim

Na duket neve apo edhe 2019-ta po fluturon shpejt si vit? Dhe ja ku jemi në tetor, i cili mesa duket nuk do të jetë edhe aq i mbarë për tre shenjat e mëposhtme. Ndaj, mësojini tani për cilat bëhet fjalë.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit bëjnë mirë të mos e heqin rripin e sigurimit deri në fund të tetorit, pasi situata nuk paraqitet aspak e qetë deri në fund të muajit. Do të përballemi me tradhti nga njerëzit tek të cilit kishit më shumë besim, si dhe goditje pas shpine të shumta. Pas datës 12 tetor do të keni një moment të vogël ripërtëritjeje, por gjërat do të marrin sërish tatëpjetën, sidomos në prizmin ekonomik pas një investimi të gabuar që do të bëni. Konfliktet e vazhdueshme me eprorët mund t’ju kursejnë vendin e punës.

Virgjëresha

E kemi thënë edhe më parë këtë gjë: nuk ka asgjë të përsosur për Virgjëreshën në këtë jetë. Përveç kësaj, kur ishte hera e fundit që morët pak kohë për veten? Po kaloni një periudhë shumë të ngjeshur në punë, si dhe një moment kritik në jetën personale, i cili po ju çon drejt një ezaurimi mendor.

Bricjapi

Bricjapi ka gjithmonë asin nën mëngë. Çfarë ju bën të ndiheni të sigurt? Me diellin që shndërrohet në shtëpinë tuaj të katërt komode, të familjes dhe të themeleve emocionale për pjesën më të madhe të muajit, ka të ngjarë të ndiheni pak më keq se zakonisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...