Si t’i festoni Krishtlindjet, nëse partneri sapo ju ka braktisur

Life style

Si t’i festoni Krishtlindjet, nëse partneri sapo ju ka braktisur

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Të jesh beqare në prag festash nuk është e pëlqyeshme, por kriza mund të kalojë pa shumë lot. Ta zëmë kështu, të jesh braktisur nga partneri nuk është kurrë një gjë e bukur, por ta gjesh veten të sfiduar në prag të festimeve është një lëmsh i vërtetë. Si ta përballosh bashkimin me familjen në një kohë që je prezantuar gjithmonë çift, pushimet që duhet të anulosh, projektet që duhen ridiskutuar? Mbi të gjitha pa panik. Çdo gjë mund të përballohet dhe të zgjidhet, mjafton t’i bëni hapat me radhë.

Fillon nga ti– Dhimbja është e madhe ndaj është e kotë ta mohojmë. Nëse kemi një mike të zemrës me të cilën mund të ndajmë pakënaqësinë, përfshirë një pasdite me lot, përqafime dhe solidaritet mes femrash është një ndihmë e  madhe. Më mirë të evitosh ndarjen e detajeve me të gjithë rrethin e miqve. Të vendosësh kripë në plagë nuk të ndihmon të shërohesh. Më mirë të limitohesh në një komunikim të shtrënguar dhe rezervimi në këto lloj rastesh është akoma edhe më dinjitoz.

Inati– Është një nga fazat e përpunimit të moskënaqësisë. Edhe këtu, nuk ka asgjë të keqe, por evito gjërat tepërta. Hapu dhe shprehu te një person i besuar dhe mbaji reagimet në një ambient më intim dhe të rezervuar. T’i rezistojmë tentativave për të nxjerrë akuza që nuk na nxjerrin në asnjë vend dhe nuk na ndihmojmë të kemi një imazh të bukur.

Një dhuratë për ne– Rishikojmë buxhetin tonë, nëse nuk vëmë re ar, destinojmë për veten të gjithë atë që është e mundur. Heqim pa ‘mëshirë’ dhjetëra të njohur  për të cilët në fund të fundit na intereson pak. Limitojmë skenat e dollive me të gjitha ata persona që jemi në një raport të ëmbël miqësor për të përdorur të gjitha paratë e mundshme që mundemi  për të kursyer për një dhuratë të vërtetë për veten tonë. Mund të bëhet fjalë për një fustan të ri, për një aksesor bizhuje, mbase edhe udhëtimin që dëshironim prej kohësh. Pra, transformohemi në Babagjyshin e Vitit të Ri të vetes sonë. Mund të zbulojmë në këtë mënyrë se të qenit beqare ka avantazhet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat