Kam mësuar t’i them lamtumirë gjithçkaje që nuk është e mirë për mua - Bota Sot
Kam mësuar t’i them lamtumirë gjithçkaje që nuk është e mirë për mua

Life style

Kam mësuar t’i them lamtumirë gjithçkaje që nuk është e mirë për mua

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:44
Ilustrim

Kisha shumë hapësirë në zemrën dhe në mendjen time, rezerva për gjëra që kanë kaluar, por jeta na tregon se jo gjithçka që vjen në jetën tonë duhet të mbetet dhe në shumë raste të themi lamtumirë është gjëja më e mirë që mund të bëj për lumturinë time.

Unë kam mësuar t’u them lamtumirë të gjitha gjërave dhe njerëzve që nuk shtojnë asgjë pozitive në jetën time, ndaj njerëzve të vetë-përqendruar, gënjeshtarë dhe të rremë. Unë kam larguar të gjithë ata që nuk më interesojnë. Kam lënë mënjanë të gjitha pasiguritë dhe frikën dhe kam gjetur një mënyrë që më çon drejt një jete më të lumtur me ata që më duan vërtet.

Po i lë të gjitha mendimet negative që më kanë kontrolluar për kaq kohë dhe më kanë mbajtur të mbyllur në një jetë që nuk më bëri të lumtur. Jam lodhur të jem viktimë e jetës dhe të pendohem për gjithçka. Tani kam vendosur të veproj dhe jam gati të çlirohem nga çdo peshë e panevojshme. Unë dua të befasohem nga jeta, dua të çlirohem nga zona e rehatisë dhe të lë gjithçka që nuk më ndihmon për të ecur përpara. Unë jam gati të lë të gjitha gjysmat dhe të gjej atë që më bën të ndjehem vërtetë e plotë.

Kam mësuar t’u them lamtumirë gjithçkaje që qëndron mes atyre që jam sot dhe kujt dua dhe kam dashur të jem. Dua të jetoj një jetë të jashtëzakonshme dhe e di që për ta bërë të mundur, duhet të filloj të ndryshojë gjithçka që nuk është më pjesë e jetës sime. Jam e gatshme ta dua më shumë veten, të ndaloj së besuari se meritoj devotshmërinë e njerëzve dhe të pranoj se jam e denjë për respekt.

Kam mësuar t’i konsideroj sfidat si mundësi për rritje dhe të jem më e hapur për të gjitha mësimet që jeta dëshiron të më jap. Dua një jetë më të mirë dhe të shkoj ngadalë drejt saj. Të shikoj kush isha dje jo me turp por me mençuri. E kuptoj që më është dashur të kaloj shumë për t’u bërë ajo që jam sot dhe jam krenare për atë që kam arritur. E di që nuk jam saktësisht atje ku dua, por po bëj hapat e parë.

Unë po hap rrugën që të vijnë gjërat e mira për mua dhe jam e sigurt se koha ime do të vijë, sepse kam besim se jeta i shpërblen ata që bëjnë çmos çdo ditë për ta nderuar atë. Kam mësuar t’i them lamtumirë çdo gjëje që nuk është e mirë për mua dhe jam bërë një person më i mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat