Puna e pavarur, avantazhet e të këqijat - Bota Sot
Puna e pavarur, avantazhet e të këqijat

Life style

Puna e pavarur, avantazhet e të këqijat

Më: 29 maj 2020 Në ora: 08:49
Ilustrim

Si të kuptoni nëse të punuarit në mënyrë të pavarur është ajo çka ju duhet?

Të punuarit nga shtëpia ka avantazhet e saj, sidomos nëse do të marrin si referencë punonjësit të cilët ndihen të mbingarkuar dhe të pavlerësuar.
Por përpara se të vendosni që të punoni nga shtëpia, ju nuk duhet të mendoni vetëm se ju do të jeni “bosi” i ardhshëm, por mbi të gjitha duhet të merrni në konsideratë të gjitha sfidat me të cilat do të përballeni.

Sipas një sondazhi të kryer nga Upwork Sindikata e punonjësve të pavarur, u arrit në përfundimin se 36 për qind e forcës punëtore në Amerikë përbëhet nga punonjës që punojnë nga shtëpia, afërsisht rreth 57.3 milionë punonjës. Po sipas këtij sondazhi mendohet se deri në 2027, e gjitha fuqia punëtore e Amerikës do të përbëhet nga punonjës që punojnë nga shtëpia.

Nëse edhe ju bëni pjesë në atë grup njerëzish të cilët po e konsiderojnë seriozisht të punuarit në mënyrë të pavarur, në ju këshillojmë të lexoni disa prej këshillave të mëposhtme, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të marrë një vendim duke qenë të mirinformuar.

Në të mirë e në të keq, ju do të jeni vetë që vendosni nivelin e pagës suaj

Sipas Michael Burdick, CEO dhe themelues i kompanisë Paro, të punuarit në mënyrë të pavarur ka përfitime të shumta financiare. Kur pagesa juaj nuk lidhet domosdoshmërish me një post të caktuar pune, atëherë ju keni në dorë avantazhin që të përcaktoni nivelin e pagës që dëshironi, e cila mund të jetë më e lartë se ajo që ka përcaktuar tregu.

Por që të arrini një gjë të tillë ju duhet të dalloni nga konkurrenca dhe të keni një brand përfaqësues shumë të njohur dhe mbi të gjitha që të jetë i besueshëm.

Në të mirë e në të keq, je e vendosni vetë sesa orë duhet të punoni

Duke punuar në mënyrë të pavarur ju e vendosni vetë sesa orë do të punoni gjatë një ditë pune, por ama duke e dorëzuar çdo projket të marrë përsipër në kohën e caktuar, një mënyrë kjo që do të shërbejë për ta rritur akoma edhe më shumë besimin ndaj jush, apo ndaj brandit që ju përfaqësoni.

Në të mirë e në të keq, je e vlerësoni vetë nivelin e performancës

Të punosh në mënyrë të pavarur nuk do të thotë që ju të neglizhoni nivelin e performancës suaj, sepse ai është një prej faktorëve më të rëndësishëm në suksesin e një sipërmarrje, dhe aq më shumë në momentin që ju punoni për veten tuaj. Ka shumë tregues, nëpërmjet të cilëve ju mund të masni suksesin tuaj, ku një prej më të rëndësishmëve është padyshim, pagesa që ju merrni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat