Fuqia e pabesueshme e mendimeve… shëruese

Life style

Fuqia e pabesueshme e mendimeve… shëruese

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

A e zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në kujtesën tuaj, kodi i fshehtë i përjetësisë? A mundet truri juaj ta mposhtë kancerin? Ajo që dikur tingëllonte si marrëzi abstrakte, sot mund të provohet shkencërisht, që truri është kaq i fuqishëm, saqë mund ta shërojë trupin tuaj. A mund të jetë ky një moment përcaktues në historinë e mjekësisë?

Mendimet tona nuk kontrollohen prej një shpirti metafizik që mbështillet me qeliza. Ato janë një pjesë fikse e trupave tanë, që mund të maten dhe verifikohen. Për shembull, nëse – si në rastin e Morrisit – muskujt nuk lëvizin, ato shkojnë dëm. Për të parandaluar këtë, studiues nga Universiteti i Ohios zhvilluan një trajtim, me anë të të cilit muskujt mund të rigjenerohen duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes – nuk kërkohej asnjë lloj teknologjie.  Si funksionon? Imagjinata …

Dhimbja është pothuaj e padurueshme. Nën lëkurë i digjen copëra qymyri. Torturuesi i tij nuk njeh mëshirë. Makthi merr fund vetëm kur Brandon Tanner hap sytë dhe zgjohet nga gjumi në shtratin e tij. Ai sheh të njëjtën ëndërr, natë pas nate. Agonia duket e vërtetë, por ajo zhduket sapo ai zgjohet. 36-vjeçari nuk ndien as edhe një gërvishtje. Asgjë. Pasi Tanneri më në fund i tregon doktorit për ëndrrat e tij, mjeku amerikan Bernhard Siegel vendos t’i bëjë një kontroll tërësor shëndetësor.  Rezultatet janë një tronditje e vërtetë, edhe për doktorin me përvojë: Tanneri ka fazat e hershme të kancerit në tiroide. Por falë pikasjes së hershme, mund të kurohet. Mendja e Tannerit ka parandaluar sëmundjen që të ecë pa u vënë re, e si pasojë i ka shpëtuar jetën …

Forca e përplasjes është shkatërrimtare – ashtu sikurse edhe prognoza e doktorit. Pasi Morris Goodman detyrohet të bëjë një ulje emergjence me avionin njëmotorrësh Cessna 172, avioni rrotullohet disa herë. Ndihma e shpejtë e gjen trupin e tij mes rrënojave. Në atë moment, 35-vjeçari mundet vetëm që të hapë e të mbyllë sytë. Dy prej vertebrave të qafës i janë thyer, ashtu sikurse dhe disa kocka nëpër trup. Organet kanë pushuar së funksionuari. Doktorët i japin Goodmanit lajmin e keq: ai nuk do të ecë kurrë më – lëre më të flasë. As nuk do të jetë në gjendje të hajë e të pijë pa e ndihmuar. Do të jetë invalid për pjesën e mbetur të jetës – nëse nuk do të vdesë nga plagët në ditët e ardhshme.

Por, ajo që nuk dinë, është se nga momenti që u shtrua në spital, mendja e tij po vazhdonte të punonte me shpejtësi të plotë. “Edhe pse nuk lëvizja dot asnjë muskul, ndieja një fuqi ekstreme të vullnetit në çdo fibër të trupit tim. Isha i bindur se do të bëhesha edhe një herë njeri shëndetplotë”, kujton Goodman. Në të vërtetë, amerikani u largua nga spitali vetëm pesë muaj më vonë – i shëndetshëm, pa ndihmën e askujt.

Sot, ai bredh botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

A mundet mendja ime të kurojë kancerin?

Atëherë, a ishte tmerrësisht shumë me fat Morris Goodmani? Apo mendja është në fakt…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat