“E di se si ndihesh”- Pse kjo frazë mund ta lëndojë dikë më shumë sesa ta bëjë të ndihet më mirë?

Life style

“E di se si ndihesh”- Pse kjo frazë mund ta lëndojë dikë më shumë sesa ta bëjë të ndihet më mirë?

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Nëse një fëmijë vjen në shtëpi duke qarë, sepse debatoi me shoqen, mamaja zakonisht përpiqet t’i tregojë se nuk është e vetmja që i ndodh diçka e tillë.

Prandaj, ajo i thotë: “Unë e di se si ndihesh, sepse edhe unë kam debatuar dikur me shoqen time”.

Por duke thënë që ju e kuptoni saktësisht se çfarë po kalojnë ata, mund të jeni duke i lënduar më shumë për disa arsye, raporton “The Sun”.

Ne nuk e dimë vërtet se si ndihen ata.

Ne mund të mendojmë se mund të lidhemi me situatën e tyre, por e vërteta është, edhe nëse kemi kaluar diçka të ngjashme, nuk ka asnjë mënyrë që të dimë 100% se si ndihen ata. Njerëzit i përjetojnë gjërat ndryshe, dhe mund të ketë disa gjëra që janë unike për situatën e tyre.

Ne e largojmë fokusin nga ata.

Kur njerëzit na tregojnë se si ndihen, ata thjesht duan të dëgjohen. Duke thënë “Unë e di se si ndiheni”, ka të ngjarë të vazhdojmë të flasim duke treguar arsyet pse e thamë këtë.

Kjo vjen nga dëshira për të marrë përsipër bisedën, duke mos i lënë hapësirë personit që të flasë.

Mund të dukemi si një njeri pa ndjenja.

Shprehja “unë e di se si ndihesh” mund të përdoret nga disa për të treguar ndjeshmëri. Ata thjesht duan që t’u tregojnë se ndjenjat e tyre janë të vlefshme. Por ndonjëherë, është e vështirë të tregoni ndjeshmëri, kur nuk po përjetoni të njëjtën gjë si personi tjetër.

Një studim zbuloi se kur pjesëmarrësit ishin të ekspozuar ndaj të njëjtave gjëra të pakëndshme, si krimbat, ata mund të merrnin me mend emocionet e partnerëve të tyre.

Por kur ishin të ekspozuar ndaj gjërave të këndshme, si këlyshët, ndërsa partnerët e tyre ishin të ekspozuar ndaj gjërave të pakëndshme, ata mendonin se përvoja e partnerit të tyre nuk ishte edhe aq e rëndë.

Ajo për të cilën ata kanë nevojë është një dëgjues.

Heshtja ndonjëherë mund të jetë e artë. Kur njerëzit fillojnë të na tregojnë se çfarë po ndiejnë, përdorimi i gjuhës së trupit, si përqafimi, goditja e lehtë në shpinë, ose thjesht tundja e kokës duke i parë në sy, mund të jetë e mjaftueshme.

Këto gjeste mund të jenë një mijë herë më të mira sesa të thoni se e kuptoni plotësisht dhimbjen e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat