Meshkujt më të zotë se femrat

Life style

Meshkujt më të zotë se femrat

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Ilustrim

Sipas një studimi të botuar në “Psychological Science”, midis meshkujve dhe femrave fitimtarët e vërtetë të kësaj “beteje” janë meshkujt.

Sipas studimeve të fundit të bëra në Universitetin e Stokholmit nga Timo Mäntylä, fakti që femrat janë më të shkathëta se meshkujt për të bërë shumë punë njëherësh nuk vërteton se janë më të zonjat dhe as se ia dalin mbanë punëve me më shumë sukses.

Studiuesit kanë analizuar dy grupe femrash dhe meshkujsh nga 19 deri 30 vjeç dhe u kanë dhënë si detyrë gatimin e një darke, duke ndihmuar njëkohësisht edhe fëmijën për të bërë detyrat.

Përfundimi ishte se meshkujt e kishin më të lehtë dhe më pak të lodhshme sesa femrat këtë punë.

Sipas studiuesve, përmbushja me sukses e disa punëve njëherësh ka lidhje me aftësinë e të mbajturit mend dhe të qenit i fokusuar në objektivat, dhe meshkujt në këtë fushë janë më të zotë se femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat