Keni krijuar varësi? Katër mënyra për ta lënë cigaren

Life style

Keni krijuar varësi? Katër mënyra për ta lënë cigaren

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Keni krijuar varësi? Katër mënyra për ta lënë cigaren

Më poshtë iu sugjerojmë disa mënyra se si të hiqni dorë nga duhanpirja.

Hiqni dorë tani, jo nesër

Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë.

“Problemi me lënien e cigares është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë nga Universiti i Oxfordit.

Mos u trembni nga nikotina

Një sërë zëvendësimesh, për shembull çamçakëza, ngjitëse, sprucator me nikotinë, funksionojnë më mirë se një zëvendësim i vetëm. Mos u trembni nga nikotina.

Kërkoni ndihmë

Qoftë të mjeku, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.

Shmangni ngacmuesit

Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm, shkruan anabel.

Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat