Jeni mirënjohës për ato që keni, jeni mirënjohës për ushqimin që hani…

Life style

Jeni mirënjohës për ato që keni, jeni mirënjohës për ushqimin që hani…

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Ilustrim

Të falënderosh, përpara se të fillosh të hash, është një traditë që njerëzit e kanë ndjekur që mijëra vjet më parë. Fillimet e kësaj tradite I gjejmë të egjiptianët e lashtë. Në shekullin njëzetenjë, kur ritmet e jetës janë bërë marramendëse, kjo traditë po harrohet gjithnjë e më shumë. Por, po ta shfrytëzosh veprimin e thjeshtë të të ngrënit apo të të pirit, si një rast për të shprehur mirënjohjen, kjo do ta rritë e përshpejtojë në mënyrë të konsiderueshme magjinë në jetën tuaj.

A keni qenë ndonjëherë të uritur? A ju kujtohet se si ndiheshit? Me siguri që ishit të këputur, e as që kishit fuqi për të menduar. Trupi ka filluar t’ju dridhet, truri ju është mjegulluar dhe ndjenjat ju janë mpirë. Të gjitha këto ndodhin edhe kur rri vetëm disa orë pa ngrënë. Që të kryeni funksionet tuaja si qenie njerëzore e të mendoni në mënyrë të kthjellët, trupi juaj duhet të marrë ushqimin e nevojshëm.

Nga të gjitha këto kuptohet se sa i rëndësishëm është ushqimi dhe se sa mirënjohës duhet të jemi që e kemi atë. Që të kuptoni rëndësinë e tij, mendoni për një çast se sa shumë njerëz duhet të punojnë që ju të keni ushqimin e duhur. Që juve mos t’ju mungojnë frutat e perimet, fermerët duhet t’i mbjellin, t’i ujitin e të kujdesen për pemët e bimët.

Mendoni për ata që merren me rritjen e bagëtive, për peshkatarët, për përpunuesit e bulmetit, pë rata që kujdesen për plantacionet e kafesë dhe çajit, si dhe për njerëzit që punojnë në kompanitë e paketimit.

Ushqimi është një dhuratë! Është një dhuratë e natyrës, sepse ne nuk do të kishim asgjë për të ngrënë, në qoftë se nuk do të kishte toka pjellore dhe ujë.

Çfarë do të ndodhte sikur ne të mos kishim ujë dhe ushqim? Thjesht, nuk do të ekzistonim. Por akoma më i pabesueshëm është fakti që kur ju shprehni mirënjohjen për ujin e ushqimin. Sa më shumë njerëz ta bëjnë këtë, aq më shumë ujë e ushqim do të ketë.

Sot përpara se të hani apo pini ndonjë gjë, ndalni një çast dhe përqendrohuni tek ato. Pastaj qoftë me mend, qoftë me zë, thoni fjalën magjike ‘faleminderit’.

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat