Fëmijët tuaj shkojnë vonë në shtrat të flenë gjumë?

Life style

Fëmijët tuaj shkojnë vonë në shtrat të flenë gjumë?

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar si ndikon kjo në peshën e tyre trupore

Një hulumtim i ri e ka lidhur shkuarjen vonë në krevat me rrezikun nga obeziteti te fëmijët e moshës deri në gjashtë vjeç, mirëpo shkencëtarët megjithatë thonë se prindërit për këtë shkak nuk do të duhej t’i detyronin të shkojnë herët në gjumë.

Në vend të kësaj prindërit do të duhej t’i orientonin në atë drejtim që të mbajnë ritmin e rregullt të jetës së fëmijës në kuptimin e kohës së racioneve dhe shkuarjes në krevat, ka thënë Dr. Claude Marcus, profesor i pediatrisë në Institutin Karolinska në Suedi, i cili udhëhoqi kërkimin, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Pediatrics.

Studimi, i cili është pjesë e një studimi më të madh për mbipeshën, u përqendrua në 107 fëmijë në Suedi.

Studiuesit monitoruan peshën, lartësinë dhe perimetrin e belit të fëmijëve nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të jetës. Të gjithë fëmijët kishin përafërsisht të njëjtën madhësi në fillim të studimit.

Deri në orën 21, më së voni në shtrat

Gjumi i tyre është monitoruar shtatë ditë me radhë në një vit gjatë gjithë studimit duke përdorur një pajisje në krahun e fëmijës.

Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët të cilët shpesh kanë shkuar vonë në shtrat, pas orës 21:00, kanë pasur vëllim më të madh të belit dhe indeks më të lartë të masës trupore deri në përfundimin e hulumtimit.

“Ajo shkuarje e vonshme në krevat ishte faktori i cili binte në sy. Ka qenë i lidhur me rritjen e peshës”, ka thënë Marcus.

“Mirëpo, atë që e shohim është vetëm lidhshmëria. Nëse e çoni më herët fëmijën në shtrat – a do të ndryshojë diçka? Kjo është diçka që nuk e dimë”.

Ka shumë faktorë të cilët reflektojnë në mënyrën e pashëndetshme të jetës

Marcus thotë se shkuarja me vonesë në shtrat pas orës 21:00 mund të jetë gjithashtu një tregues i një jetese përgjithësisht jo të shëndetshme që rezulton në shtim në peshë.

Duke komentuar mbi studimin, endokrinologët pediatrik Nicole Glaser dhe Dennis Styne nga UC Davis Health në Sacramento thonë se është e mundur që mbipesha dhe gjumi i vonshëm të jenë rezultat i qëndrimit të tepërt para ekranit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik ose më pak angazhim.

Por, gjithashtu është e mundur që ekziston një lidhje fizike sepse disa pjesë të trurit të përfshira në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit rregullojnë dietën.

Studimet e mëparshme kanë treguar se gjumi më i shkurtër shoqërohet me një shans më të lartë për mbipesha të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat