Çfarë të bëjmë para palestrës që të kemi pak më shumë rezultate

Life style

Çfarë të bëjmë para palestrës që të kemi pak më shumë rezultate

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

Rezultatet e palestrës nuk varen vetëm nga koha që kaloni në të, por edhe mënyra e jetesës që keni ndërkohë që krijoni një rutinë edhe më të shëndetshme. Ka disa rregulla që duhet t’i keni parasysh para se të stërviteni dhe që do ju ndihmojnë të arrini më shpejt rezultatet e dëshiruara sipas ‘Healthline’:

Mos pini shumë ujë para aktivitetit fizik
Eshtë e rëndësishme të jeni të hidratuar, por shmangni konsumin e tepërt të ujit, pasi mund t’ju shkaktojë të përziera apo siklet gjatë stërvitjes.

Bëni kujdes të visheni siç duhet. As më trashë dhe as më hollë
Edhe në ditët më të ftohta të vitit, mos vishni më shumë rroba seç duhet. Mund të djerësiteni dhe kontakti i parë me të ftohtin, mund t’i përkeqësojë gjërat.

Mos filloni të ushtroheni me stomakun bosh.
Nëse për orë të tëra nuk keni ngrënë gjë, trupi, për të marrë energji do të përdorë gjithë proteinat që keni. Kjo nënkupton që niveli i proteinave do të ulet dhe keni më pak shanse për të bërë muskujt që doni.

Mos pini kafe
Besohet se kafeina ju ndihmon për të patur energji, por kjo s’do të ndodhë për një kohë të gjatë. Nëse e konsumoni para palestre mund të ndjeni efekte anësore si rrahje të shpeshta zemre, gjendje ankthi, luhatje tensioni apo gjendje gjumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat