Pse disa nëna nuk dashurohen me bebet e tyre menjëherë pas lindjes

Life style

Pse disa nëna nuk dashurohen me bebet e tyre menjëherë pas lindjes

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Të pasurit një fëmijë është një nga ndjenjat më të lumtura, por rreth 20% e nënave dhe baballarëve të rinj nuk e kanë atë lidhjen e veçantë me të porsalindurit e tyre në momentin që u drejtojnë sytë. Nuk ka ndonjë arsye pse të ndiheni fajtorë, sepse nganjëherë është thjesht çështje kohe.

1. Nuk janë më i njëjti person që ishin më parë

E vërteta se kur lind nuk do të jeni më e njëjta, ndikon keq te disa gra. Ato tashmë janë nëna, kanë ndryshuar marrëdhëniet me të tjerët, identitetin e tyre dhe të ardhmen. Ato mund të ndihen të humbura dhe të frikësuara nga ky ndryshim.

2. Ata janë duke përjetuar një gjendje të dëshpëruar pas lindjes

Gjendja e dëshpëruar pas lindjes ndodh kur gratë sjellin në jetë fëmijën dhe ndihen të trishtuara. 4 në 5 nëna e përjetojnë këtë gjendje, që zakonisht zgjat deri në 2 javë. Nëse zgjat më shumë, mund të jetë një shenjë e depresionit pas lindjes. Kjo gjendje shkaktohet nga ndryshimet ekstreme hormonale në trupat e tyre që po i përgatisin të kujdesen për të vegjlit e tyre. Mund të shkaktohet gjithashtu nga ndryshime të mëdha në rutinën dhe mënyrën e jetesës, si p.sh. të mos jesh në gjendje të flesh rregullisht për shkak të fëmijës.

3. Ato preken nga ajo që ndodh gjatë dhe pas lindjes

Disa nëna duan më shumë kohë për të rikuperuar dhimbjen dhe lodhjen e lindjes. Kjo është veçanërisht e vërtetë për nënat e reja dhe ato që kanë pasur një lindje të komplikuar. Kjo rrit shanset që ata të humbin shansin e ndjenjës së dashurisë së menjëhershme për foshnjën e tyre të sapolindur.

4. Eksperiencat e tyre

Nënat e të sapolindurve që kanë një histori depresioni, sëmundje mendore, humbje shtatzënie ose abuzim mund ta kenë të vështirë të dashurohen menjëherë me foshnjat e tyre. Disa madje mund të vuajnë nga trauma pas lindjes.  Në fakt, një studim zbuloi se deri në 4% të grave zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) pas lindjes.

5. Pritshmëritë e tyre ishin ndryshe nga realiteti

Vajzat që presin të bëhen nëna kanë pritshmëri të tjera nga realiteti. Dhe në momentin që ato përplasen me të vërtetat e lindjes dhe komplikimet e saj, ato mund të kenë ndjenja negative që vonojnë dashurinë amësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat