Perfitimet e Yogës per çdo moshë

Life style

Perfitimet e Yogës per çdo moshë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Yoga mund të fillohet në çdo moshë, por duke pasur parasysh përfitimet e saj, do të ishte edhe më mirë të fillohej që në moshë të vogël, duke e vazhduar rregullisht gjatë gjithë jetës.

Përveç përfitimeve të përgjithshme, yoga ndihmon në mënyrë të veçantë për të kaluar faza të ndryshme të jetës. Gjatë viteve të fëmijërisë, joga ndihmon në zhvillimin e përqendrimit dhe disiplinës, problem nga i cili vuajnë më së shumti të vegjlit.

Në vitet e adoleshencës, ndihmon në balancimin e hormoneve, duke bërë që të rinjtë të jenë më pak agresivë dhe të reagojnë më mirë në marrëdhëniet me familjen e miqtë e tyre. Për njëzetvjeçarët, praktika e jogës i ndihmon ata të ndihen më të qetë dhe të bëjnë zgjedhje të menduara.

Përgjatë të tridhjetave, praktika e yoga-s ndihmon kryesisht në rritjen e besimit te vetja; për dyzetvjeçaretndihmon në përballimin me sukses të problemeve hormonale; për pesëdhjetëvjeçaret ndihmon në përballimin e menopauzës dhe problemeve të ndryshme emocionale. Gjithashtu, yoga ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetesës, në jetëgjatësi, si edhe ndikon në rritjen e imunitetit ndaj sëmundjeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat