10 këshilla për t'u mbajtur mend sa herë nisni një punë të re

Life style

10 këshilla për t'u mbajtur mend sa herë nisni një punë të re

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Të ndërtosh një karrierë të suksesshme është maratonë, jo sprint prandaj duhet t'i kujtoni vetes që jeni ende në fillim. Eshtë puna juaj e parë dhe qëllimi është të krijojmë një reputacion të mirë, por merreni me qetësi dhe bazohuni në disa shtylla kryesore.

Në vija të përgjithshme: para se të filloni (pra që nga dita e intervistës) duhet të keni disa informacione për kompaninë, shërbimet që ofron dhe njerëzit që punojnë aty. Bëni kujdes të mos e teproni duke folur. Askush s'do të dëgjojë idetë tuaja, derisa të shohin se mund të bësh shumë gjëra të tjera, veçse të flasësh.

1. Fillo me hapa të vegjël

Qëndro me këmbë në tokë. Merr kohën për t'u ambientuar, për t'u njohur me kolegët, por shmang thashethemet. 

2- Kuptoni qartë kriteret mbi të cilat ju do të gjykoheni.

Në momentin që vjen koha që ju të merrni vlerësimin për performancën tuaj, besoj që nuk do donit të surprizoheshit; kështu që mos kini frikë të pyesni menaxherin tuaj për të arritur çelësin e suksesit në punë. Më e këshillueshmë është që disa gjëra të përcaktohen në fillim më mirë, që të mos ketë keqkuptime ose mosmarrveshje më vonë.

3- Pyeteni shefin tuaj, "Si mund të bashkpunojmë/punojmë më mirë së bashku?"

Ndërtoni një marrëdhenie pozitive punë duke mësuar stilin/mënyrën e preferuar të punës dhe të komunikimit të liderit apo menaxherit tuaj dhe pastaj përshtatuni edhe ju me të njëjtën mënyë. 

4- Ji profesional, i shpejtë dhe i frytshëm.

Paraqitu cdo ditë në kohë në ambjentet e punës (më mirë akoma, herët) dhe qëndro deri në momentin që shumë prej punonjësve/ kolegevë largohen në shtëpi.  Mund të jetë dicka që mund t'iu ndihmojë goxha nëse filloni të njihni punonjësit që punojnë deri vonë, sepse mund të mësosh shumë informacione të rëndësishme.

5- Njihu me kolegët e punës.

Përpiqu që t'i takosh kolegët e tu në grupe te vogla, gjatë orarit të drekës, por edhe individualisht, si për shembull, mund t'i ftoni për një kafe dhe në këtë mënyrë mund të njiheni më mirë. Flisni për gjërat/fushat në të cilat ai është ekspert dhe njihu me projektet e tij të ardhshme. Kjo do t’ju krijojë një pamje më të qartë të departamentit ku po punoni dhe gjithashtu mund t'ju ndihmojë për të përcaktuar nëse ju ndiheni mire/përshtateni aty apo jo.

6- Jini të vëmendshëm gjatë takimeve.

Fikni celularët dhe laptopët. Fokusohuni në atë çfarë po ndodh dhe çfarë po flitet në takim/mbledhje për të shmangur pyetjet e ndryshme që do të tërhiqnin vëmendjen tuaj dhe të tjerëve.

7- Jini/ Bëhuni modeli i profesionistit në çdo e-mail.

Mendoni mirë para se të dërgoni një email dhe merrni parasysh të gjitha pasojat nëse ndodh që emaili juaj përfundon që të publikohet në rrjete që mund të lexohen nga e gjithë bota. Përpiquni që cdo email i juaji t'u përfaqësojë më së miri profesionalizmin, karakterin dhe integritetin tuaj.

8- Mbajini/ përmbushni premtimet tuaja.

Gjithmonë mbaj/plotësoji premtimet tuaja. Në momentin që kupton se nuk mund të realizosh dicka në kohë- komuniko me menaxherin tënd. Askujt nuk i pëlqen që të surprizohet, kështu që bëjeni pjesë të mënyrës suaj të punës që të njoftoni shefin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur nëse ka diçka që nuk shkon. Duke mbajtur premtimet/fjalën e dhënë dhe duke punuar çdo ditë në çështje të punës, ju do të ndërtoni reputacionin e një njeriu të sinqertë, të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

9- Bëhu ekspert në diçka.

Njerëzit kërkojnë ndihmën e ekspertëve për të zgjidhur problemet në momentin që perballen me sfida. Kërko për hapësira në vendin tuaj të punës ku ju mund të zhvilloni dhe përdorni aftësitë tuaja dhe bëhuni një ekspert. Pastaj, bëhuni vullnetar për projekte që të lejojnë të përdorësh aftësitë tuaja.

10- Gjatë gjithë kohës provo/ dëshmo që ti ke vlerë për kompaninë tënde.

Bëre një punë të mirë duke përfunduar projektin tënd të parë në kohë. Më mirë për ty! Tani është koha që të bësh sërish të njëjtën gjë. Mos prit që të vlerësohesh vetëm në një perfomancë të realizuar mirë në të kaluarën. Çdo ditë që ju zgjoheni dhe shkoni në punë, tregoni vlerat tuaja në çdo moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat