Disa këshilla nga kopshtaria, 4 bimë që lulëzojnë shpejt

Life style

Disa këshilla nga kopshtaria, 4 bimë që lulëzojnë shpejt

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:28
Nivelet e pH mund të përcaktohen me një matës pH. Foto: Flickr

Kopshtaria është një aktivitet që të qetëson, zbut ankthin dhe praktikisht të largon mendjen nga mendimet negative dhe të përqendron tek rëndësia e momentit.

Njerëzit që e kanë pasion kopshtarinë, e praktikojnë atë edhe në kushte karantine, në ballkon a verandë, duke mbjellur perime, fruta dhe lule.

Në këtë kohë, sipas ekspertëve, të apasionuarit pas kopshtarisë duhet të merren me bimë që lulëzojnë shpejt.

Për këtë ju vjen në ndihmë AgroWeb.org me listën e katër bimëve që me përkujdesjen e duhur do të mbillen nga fara e do të lulëzojnë shpejt.

Lakra

Nëse ju pëlqen lakra, mund të mbillni disa varietete të saj.

Zgjidhni farën që ju përshtatet më shumë dhe mbilleni menjëherë në saksi si fillim dhe me të lëshuar filizë transferojini ose në një vazo të madhe ose në kopësht.

Rrepa e Kuqe

Njësoj si në rastin e lakrës, edhe rrepa mund të mbillet shumë lehtë nëpërmjet farës.

Ajo duhet futur thellë në dhe. Filizat pritet të dalin shumë shpejt, për rreth një javë.

Vazon mund ta mbani në kuzhinë për një farë kohe dhe më pas filizët t’i transferoni në një vend në kopësht ose në vazo më të madhe.

Bima ka nevojë për ujë një herë në javë.

Fasulet

Këto bishtajore janë ideale për tu mbjellë tani nga fara në kushtet e shtëpisë.

Farat duhen futur thellë në vazo dhe më pas duhet pritur për filizat.

Fasulet rriten drejt dhe nuk zënë shumë vend.

Ato kanë nevojë për pak përkujdesje dhe janë shumë shpërblyese në prodhimtari.

Qepët e Njoma

Qepët e njoma njihen si ndër më të lehtat për tu mbjellë dhe rritur.

Farat duhen ngjeshur thellë në dheun e vazos të cilën mund ta mbani ose brenda në shtëpi ose në ballkon.

Nëse e mbani brenda, sigurohuni që të temperatura e ambientit të jetë 15-21 gradë.

Vazoja si fillim duhet mbajtur në një vend të errët dhe kur të dalin filizat të transferohen në verandë dhe në një enë më të madhe dhe me më shumë hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat