Biseda që një vajzë i bën me burra të tjerë përveçse me partnerin e saj

Life style

Biseda që një vajzë i bën me burra të tjerë përveçse me partnerin e saj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Si fillim mos u keqkuptoni nga titulli. Ti mund të kesh vetëm një grua në jetën tënde dhe ajo të të ketë vetëm ty, por kjo s'do të thotë se disa gjëra ajo i flet vetëm me "të tjerë".

Pse? Partnerja jote flet me babain, kushuririn e meshkuj të tjerë për gjëra për të cilat nuk ka dëshirë të flasë me ty. Mbase këto "sekrete" do të cënojne disi egon tënde, por duhet të mësohesh me këtë fakt. Ka disa gjëra që ajo nuk do ti flasi kurrë me ty.

Kushëririt/shokut të ngushtë:

Asaj i pëlqejnë edhe meshkuj të tjerë.
Kushëriri i saj mëndjehapur me të cilin ajo është rritur është gjithmonë në krah të saj. Ajo e di këtë dhe ndihet mjaft komode per t'i treguar çdo fantazi që mund ti shkoj ndërmënd duke filluar nga Tom Hardy e deri tek djali me të cilin flirtoi sot tek lokali ku piu kafen e drekës. Madje ai mund te dij edhe për ndonjë mesazh që mund ti kete çuar ish-i i saj në DM mbrëmë.

Babait të saj:

Ajo ka dyshime mbi punën/zanatin/profesionin tënd. Sado që ju të mundoheni të jeni kalorësi i saj i preferuar, ju kurrë nuk mund te tejkaloni babain e saj në këtë rol. Babai i saj është gjithmonë i shqëtësuar nëse "vajza e tij e vogël" ndihet financiarisht komode me ju. Ai do ta ngacmojë gjithmonë atë mbi mbarëvajtjen e karrierës tuaj dhe ajo do t'i tregojë çdo detaj të vogël që di mbi punën tuaj.

Të dashurit të shoqes së ngushtë:

Ti e bezdis pafund! Ai është i edukuar me shoqen e saj. Ai i dergon akoma lule. Ai bën akoma diçka qe ti se bën më. Kaq është mjaftueshëm që partnerja juaj të zbrazi frustimin e saj ndaj jush tek ai. Cdo gjë e këndshme që ai bën ndaj shoqes së saj së ngushtë, është një pikë minus për ju. Partnerja juaj nuk do të humbi asnjë rast për ta vënë re këtë dhe për tu ankuar pikerisht tek i dashuri i shoqes së saj të ngushtë.

Kolegut të saj të martuar:

Ajo po mendon goxha për të ardhmen e saj. Nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 mbasdite ajo është me këtë tipin, kolegun e saj. Midis zyrës dhe pushimit të drekës sigurisht qe ata flasin për shumë gjëra. Mbi të gjitha, ajo e ndjen veten të lirë të flas me të për të ardhmen e saj. Kush janë aspiratat e saj dhe ku e shikon veten pas disa vitesh e mbi të gjitha, ku gjendesh ti në gjithë këtë panoramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat