7 ushqime që ndihmojnë për një jetë seksuale më të shëndetshme

Life style

7 ushqime që ndihmojnë për një jetë seksuale më të shëndetshme

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Të paturit një jetë të shëndetshme seksuale lidhet me shëndetin fizik dhe emocional, prandaj nuk është për t'u habitur që ushqimet që hani luajnë një rol të rëndësishëm. Një dietë ushqyese mund të sjellë përfitime në jetën seksuale në shumë mënyra:

- duke rritur epshin (libido)
- duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës
- duke përmirësuar qëndrueshmërinë

Të hash një dietë të pasur me perime dhe proteina - dhe me pak ushqime që përmbajnë sheqer dhe yndyrë të ngopur - mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve që ndikojnë në dëshirën seksuale.

Këto 7 ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe atë seksual:

Midhjet: Janë të pasura me zink. Ngrënia e ushqimeve me zink mund të forcojë performancën seksuale duke ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe niveleve të hormoneve.

Ushqimet e pasura me proteina: Disa ushqime me proteina të larta, përfshirë mishin, përmbajnë aminoacide që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Salmoni: Peshqit e yndyrshëm si salmoni e mbajnë zemrën e shëndetshme, duke nxitur rrjedhje të shëndetshme të gjakut rreth trupit.

Arrat, bajamet, frutat e tjera të thata dhe farat: Përmbajnë zink, L-arininë dhe omega-3, që mund të ndihmojnë në rritjen e funksioneve seksuale.

Mollët: Antioksidantët në fruta (si edhe perimet), të quajtura flavonoide, mund të ndihmojnë në menaxhimin e presionit të lartë të gjakut dhe në trajtimin e kushteve të lidhura me funksionin seksual.

Panxhari: Ushqimet e pasura me nitrate, si panxhari dhe lëngu i panxharit, mund të ndihmojnë në menaxhimin e presionit të gjakut dhe në përmirësimin e qarkullimit.

Vera e kuqe: Pirja e verës së kuqe (në mënyrë të moderuar) mund të rrisë dëshirën për seks, megjithëse sasia e tepërt mund të ketë efekt të kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat