Ky është sekreti që ju shpëton nga nepsi dhe ushqimet e kota!

Life style

Ky është sekreti që ju shpëton nga nepsi dhe ushqimet e kota!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Nuk janë të rrallë njerëzit që kanë neps dhe duan të hanë çfarë jua bën me sy nga tavolina përballë. Një briosh tani, një biskotë më vonë, pak çokollatë, patatina para dreke dhe një pije me gaz para darke. E dimë që është e pashëndetshme, po thjesht s’ndalojmë dot. Eshtë më e fortë se ne!

Epo, ekziston një ushqim që zhduk nepset dhe dëshirën për të ngrënë pa fund. Është aq efektiv, sa studiuesit që e gjetën mendojnë se i përket ndonjë bote fantazie.

Që të mos ju mbajmë mbi gjemba më gjatë, ai ushqim është arra. Kujt do t’ja merrte mendja që diçka kaq e vogël, ka një efekt kaq të madh.

Në një studim të kohëve të fundit, kërkuesit monitoruan ushqyerjen e dhjetë personave obezë. Gjatë pesë ditëve të studimit, disa prej pjesëmarrësve iu dha një lëng frutash që përmbante 48 gram arra, ndërsa të tjerëve një lëng që s’përmbante arra. Ne fazën e dytë të studimit, rolet u ndërruan.

Pas sesionit të parë, subjektet iu nënshtruan një skaneri të trurit, i cili zbuloi se personat që konsumuan lëngjet me arra, kishin impulse më aktive në zonën e trurit që kontrollon dëshirën për të ushqyer dhe ngrënë. Kjo do të thotë se ata janë më të zotë në kontrollin e dëshirave dhe nepseve dhe si rrjedhim do të jenë të aftë të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në ushqimet që hanë.

Ja pra, zgjidhja për të shmangur gjthë ushqimet që s’doni të hani fshihet brenda një lëvozhge arre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat