Si të shpëtoni nga djersitja e tepërt? Deodoranti duhet përdorur çdo natë para gjumit

Life style

Si të shpëtoni nga djersitja e tepërt? Deodoranti duhet përdorur çdo natë para gjumit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Nëse je e shqetësuar për djersitjen e tepër, mënyra më e mirë është ta përdorësh deodorantin para se të flesh. Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga dy klinika të produkteve kozmetike në Çikago, ekspertët e të cilave kanë arritur të argumentojnë edhe arsyet pse darka dhe jo mëngjesi është koha më e mirë të aplikuar deodorantin.

Sipas tyre, deodorantët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të përbërësve që kontrollojnë gjëndrat e djersës dhe koha para gjumit siguron mbrojtjen më të mirë ndaj djersës dhe lagështirës: “Koha para se të flesh është më e mira për të aplikuar deodorantin”, – thotë David Pariser, president i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Natën, kur të gjithë djersiten më pak, më shumë përbërës të deodorantit, siç është alumini, tërhiqen më shumë nga kanalet që sinjalizojnë gjendrat e djersës për të zvogëluar ose ndaluar djersën. Ky efekt zgjat 24 orë ose ndoshta më shumë, madje edhe pas larjes së mëngjesit. Përfundimisht, deodoranti nuk është më i nevojshëm gjatë ditës.

Ndonëse, siç thonë ekspertët mjekësorë, bllokimi i gjendrave të djersës nuk është i shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat