“Dua të martohem me të dashurën, por…”/ 26-vjeçari tregon se si la shtatëzënë një tjetër grua për...

Life style

“Dua të martohem me të dashurën, por…”/ 26-vjeçari tregon se si la shtatëzënë një tjetër grua për...

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:49
Ilustrim

Një 26-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se e do shumë të dashurën e tij dhe se një ditë dëshiron të martohet me të. Por, fatkeqësisht, ai nuk mund të qëndrojë besnik ndaj saj. Deri më tani e ka tradhtuar me shumë gra të tjera vetëm për shkak se dëshiron eksperienca të reja.

Ai shprehet se do të donte ta kishte njohur të dashurën e tij pesë vite më vonë, pasi të kishte bërë edhe disa eksperimente të tjera. Ja rrëfimi i plotë:

“Unë me të vërtetë dua të martohem me të dashurën timë të mrekullueshme, por kam lënë një grua tjetër shtatzënë.

Kam një vit që jam lidhur me të dashurën dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme.Ajo është 27 vjeç dhe ka gjithçka që mund të duash tek një grua: E bukur, e sjellshme dhe e kujdesshme.

Prindërit e mi e duan atë pothuajse si unë. Babai im tha që unë duhet të martohesha me të herën e parë që e takoi. Dhe mendoj se patjetër do ta bëj një ditë, kur të jem gati.

Problemi është se nuk jam ende gati. Unë jam vetëm 26 vjeç dhe shumë i ri për t’u stabilizuar në një marrëdhënie. Ka shumë gjëra që ende dua të bëj: udhëtime, të takoj njerëz të rinj, të takoj gra të tjera, të fle me gra të tjera. Do të ishte më mirë nëse do të ishim takuar pas pesë vitesh.

Kur një 23-vjeçare më kontaktoi përmes mediave sociale dhe filluam të bisedonim, unë pranova ta takoja. Ajo ishte aq e nxehtë, sa nuk mund t’i rezistoja. Dhe kur bëmë seks, disa here, ajo nuk më zhgënjeu. Kishte shumë energji, gjë që më pëlqen shumë.

U ndjeva keq që po tradhtoja të dashurën time, kështu që i dhash fund lidhjes me këtë vajzë. U përpoqa të qëndroja besnik ndaj partneres time.

Pastaj gruaja me të cilën e tradhtova më kontaktoi përsëri dhe më tha se ishte shtatzënë. Duhet të ketë ndodhur një herë që nuk përdorëm mbrojtje. Ajo dëshiron ta mbajë fëmijën, por nuk dëshiron që unë të jem pjesë e jetës së tij, edhe pse pret që unë t’i jap para.

Nuk di çfarë të bëj. Nëse i them të dashurës sime ajo do të shkatërrohet dhe jam i sigurt se do t’i japë fund lidhjes me mua. Por nëse nuk e bëj, si do ta sqaroj se ku shkojnë paratë e mia çdo muaj? Dhe çfarë do të ndodhë nëse fëmija im dëshiron të më takojë?

Tani nuk mund të fle i qetë dhe e dashura ime e di që diçka po ndodh. Çfarë duhet të bëj?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ju rrezikoni të humbni të dashurën dhe kam frikë se nuk mund të fajësoni askënd përveç vetes. E dashura juaj ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh, veçanërisht nëse do të ketë një fëmijë.

Nëse ajo qëndron apo jo me ju do të jetë vendimi i saj. Ju thoni se e doni dhe shpresoni të martoheni me të një ditë, prandaj pse vazhdoni ta tradhtoni?

E dashura juaj meriton të jetë me dikë që mund t’i besojë. Ju gjithashtu e vendosni atë në rrezik të infeksioneve seksualisht të transmetueshme duke bërë seks të pambrojtur me gra të tjera. Nëse e dashura juaj dëshiron që marrëdhënia të funksionojë, duhet të ndiqni një terapi për marrëdhënien në çift.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat