Për sa sekonda arritët ta gjeni pandën mes dalmatëve

Life style

Për sa sekonda arritët ta gjeni pandën mes dalmatëve

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Aftësia vizuale është një fushë në të cilën duhet punuar dhe që mund të zhvillohet më mirë me kalimin e kohës. Sa herë keni kërkuar një objekt për minuta e orë të tëra dhe pastaj keni vënë re se ishte mu 'poshtë hundës suaj'? Kjo ndodh sepse aftësitë e analizimit dhe përqëndrimit nuk janë të lidhura mirë, duke ua bërë të vështirë atë. Të qëndruarit me mendje në hënë ndërsa keni nevojë të përqëndroheni  mund të jetë diçka mjaft shqetësuese ndonjëherë, veçanërisht në punë. Ushtrimi i mendjes suaj për të mësuar të përqendroheni sa më shpejt të jetë e mundur, të qëndroni të  fokusuar dhe të rrisni vigjilencën, nuk është dhe aq i vështirë. Nga ana tjetër ju vetëm përfitoni.

Por a ka më mirë ta përfitoni diçka të tillë duke u argëtuar? Le ta provojmë në imazhin më poshtë. Shqyrtojeni me kujdes dhe llogaritni sa kohë ju duhet për të gjetur arushin Panda të fshehur mes  5 qenve dlamatë.

Siç mund të dyshoni, ai është fshehur mes njollave të kafshëve, gjë që mund të shkaktojë shumë konfuzion. Meqënëse dalmatët tradicionalë dhe pandat kanë  të njëjtën ngjyrë gëzofi, është shumë e lehtë t'i ngatërroni siluetat. Për më tepër, truri ynë ka zakonin të formojë fytyra në objekte dhe sende të zakonshme të përditshmërisë. E quajtur 'pareidolia façiale', ky fenomen e kushtëzon trurin të shohë fytyra.

Pareidolia mund të krijojë pak konfuzion në këtë tip testi, sepse kërkojmë të krijojmë ngjashmëri me fytyrat humane. Por të kthehemi tek fotoja , arritët ta gjeni Pandën? Për shkak se është mimetizuar në imazh, mund të ngatërroheni, por ata më të shkathëtit, mund ta gjejnë në maksimumi 10 sekonda, jeni një prej tyre? Opsioni më i mirë është të kërkoni fytyrat e qenve dhe më pas imazhin e të gjithëve njëherësh. E kemi përgjigjen?

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat