A duhen përdorur larës vajorë për lëkurë të yndyrshme/me tendencë për akne?

Life style

A duhen përdorur larës vajorë për lëkurë të yndyrshme/me tendencë për akne?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një larës vajor duket si një recetë për katastrofë në një lëkurë të yndyrshme, por nuk është aq keq sa tingëllon. Përdorimi i llojit të duhur të larësit të vajit, në fakt, mund të përmirësojë prodhimin e yndyrës së lëkurës tuaj dhe ta pastrojë më mirë atë. 

Fillimisht, ju pastroni lëkurën pa e zhveshur tërësisht nga vajrat saj natyralë.

Me siguri, keni dëgjuar se lëkura me vaj është shpesh rezultat i lëkurës së dehidratuar. Në fakt, përdorimi i larësve shumë të ashpër mund të rezultojë në heqjen e sebumit natyral nga lëkura, duke çuar rrjedhimisht në dehidratim dhe mbiprodhim të yndyrës.

Ndërkohë, përdorimi i një larësi vajor (atij të duhurit), do të sigurojë që lëkura juaj të ruajë ekuilibrin e saj të lagështisë, ndërsa në të njëjtën kohë do pastrojë poret. 

Vaji tërheq vajin, duke e largur nga lëkura juaj!

Ligji i tërheqjes është i fortë midis vajrave, pasi ato tërheqin njëri-tjetrin. Pastruesit e vajit gjithashtu punojnë për të shpërndarë papastërtitë në pore, duke e bërë më të lehtë edhe për t'u shpëlarë me ujë.

Thënë këto, larësit me vaj janë në fakt miq shumë të mirë të lëkurave të yndyrshme, por ato duhet të jenë hapi 1, në një proces dy-hapësh pastrimi:

1. Larës vajor

2. Larës tjetër i butë për lëkurën

Konsultohuni me një dermatolog/farmacist për t'ju sugjeruar larësit e duhur vajorë dhe jo-vajorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat