Çfarë ndodh me trupin pas ndërprerjes së ushtrimeve?

Life style

Çfarë ndodh me trupin pas ndërprerjes së ushtrimeve?

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Kushdo që ka ushtruar ndonjëherë dhe më pas i ka ndërprerë ato e di sa e lehtë është të humbasësh formën e fituar me vështirësi

Ushtrimet e rregullta përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, lëvizshmërinë dhe qëndrimin tuaj, ndërsa në të njëjtën kohë çojnë në absorbimin më të mirë të vitaminave, mineraleve dhe materieve të tjera ushqyese, si dhe oksigjenit në trupin tuaj.

Megjithatë, pavarësisht qëllimeve më të mira, ekziston një pikë në jetën e çdo entuziasti të fitnesit kur hamendet të shkojë ose jo të stërvitet.

Arsyet mund të jenë të shumta, nga obligimet e shumta të punës, mungesa e kohës, apo edhe monotonia dhe teprimi me trajnime.

Pasi të keni humbur një stërvitje, bëhet më e lehtë të humbni edhe një tjetër.

Dyshime si kjo u ndodhin të gjithëve, por nëse tundoheni thjesht të ndaloni ushtrimet, mendoni përsëri – ka përfitime të shumta që sjell stërvitja.

Se sa shpejt e humbasim aftësinë fizike kur ndërpresim stërvitjen, varet gjithashtu nga shumë faktorë – përfshirë llojin e stërvitjes.

Kur bëhet fjalë për forcën (për shembull: stërvitje me pesha), provat tregojnë se tek një person mesatar, 12 javë pa stërvitje shkakton një rënie të ndjeshme të asaj që është fituar.

Fatmirësisht, hulumtimet tregojnë se ju mbani disa nga forcat që keni fituar para se të ndërprisni stërvitjen. Ajo që është intriguese është se pavarësisht rënies së konsiderueshme të forcës, ekziston vetëm një rënie minimale në madhësinë e fibrave muskulore.

Arsyeja për të humbur forcën e muskujve kryesisht ka të bëjë me faktin se nuk po i vendosim më muskujt nën stres. Pra, kur nuk po i punojmë më fort muskujt tanë, ata bëhen “dembelë”, duke çuar në uljen e numrit të fibrave muskulore.

Numri i fibrave muskulorë të përdorura gjatë stërvitjes zvogëlohet me rreth 13% pas vetëm dy javësh pa trajnim – megjithëse kjo duket se nuk shoqërohet me një rënie të forcës muskulore. Kjo nënkupton që humbjet e vërejtura gjatë periudhave më të gjata të “stërvitjes” janë një kombinim i kësaj rënieje fillestare të numrit të fibrave muskulore që ne përdorim, por edhe rënies më të ngadaltë të masës muskulore.

Megjithatë, edhe pas gjithë përpjekjeve për të qenë në formë, ne fillojmë të humbasim aftësinë dhe forcën kardiovaskulare brenda 48 orësh nga ndalimi i stërvitjes, por nuk i ndjejmë këto efekte për të paktën 2-3 javë për stërvitje kardiovaskulare dhe 6-10 javë për stërvitje force.

Çmimi që paguhet për mungesën e aktivitetit fizik është i ngjashëm si për burrat, edhe për gratë, madje edhe për atletët më të vjetër. Sidoqoftë, sa më në formë të jeni, aq më ngadalë do humbisni ato që keni fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat