Mësoni cili është ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

Life style

Mësoni cili është ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha.

Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli!

Sipas të dhënave ky ushqim mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe ndërkohë korrni edhe shumë përfitime shëndetësore.

Fakte rreth vlerave ushqyese të kungujve!
Vetëm 1/2 filxhani me copëza kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuar, 1 g proteina. Këto fakte janë një fillim i shkëlqyer për të kuptuar se pse kungulli mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për ata që duan të bien nga pesha. Në paraqitje, një kungull i qëruar mund t’ju ngjasojnë me një pjepër dhe njëjtë si pjepri ai përmban shumë ujë. Pikërisht ky element i bën kungujt shumë të dobishëm për humbjen e peshës. Shtojini kësaj përmbajtjen e fibrave dhe sheqerin e ulët, ju mund të shihni se si kungulli është një ushqim që jep shumë të mira dhe gjithashtu shpëlan trupin tuaj nga toksinat.

Si mund t’i konsumoni kungujt?
Pjekja e një kungulli është relativisht një proces i lehtë. Provoni ta prisni në pjesë të vogla, hiqni farat më pas vendosni pjesët e tij në një tavë me pak ujë për të ruajtur lagështinë ndërsa piqet. Kur t’a nxirrni nga furra, bëjeni pure dhe shërbejeni si një shoqërues në ndonjë nga vaktet tuaja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat