A jeni të lodhur dhe keni sy të fryrë? Ja disa këshilla për ndihmë

Life style

A jeni të lodhur dhe keni sy të fryrë? Ja disa këshilla për ndihmë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Sytë e lodhur dhe të fryrë mund të kenë arsye periudha të gjata para ekranit dhe mungesë gjumi. Kjo gjendje mund të shkaktojë një ndjenjë letargjie dhe pakënaqësi të përgjithshme.

Duke parë ekrane të ndryshme nga laptopët, telefonat dhe tabletët, ne jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të dritës blu nga këto pajisje. Nuk është shkak për shqetësim kur përdoret për periudha të shkurtra kohore, por mund të shkaktojë tendosje në sy kur përdoret pa ndërprerje.

Sipas Healthline një gjumë i mirë gjatë natës do t’ju ndihmojë të zvogëloni sytë e fryrë.  Të rriturit kanë nevojë për rreth shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë.

Nëse keni sy të lodhur dhe të fryrë, është më mirë të shmangni edhe pirjen e kafesë. Ajo shkakton pagjumësi dhe në disa raste dehidratim, i cili nuk ndihmon aspak ënjtjen rreth syve. Sipas Kolegjit Mayo, ju duhet të ndaloni së piri kafeinë të paktën 6 orë para gjumit. Pra së bashku me gjumin e mjaftueshëm dhe pushimin e duhur, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pini rregullisht ujë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat