Pas pirjes së alkoolit mund të shihni ëndrra të çuditshme

Life style

Pas pirjes së alkoolit mund të shihni ëndrra të çuditshme

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Pas një nate të pirjes së alkoolit, mund të ndodh që të shihni ëndrra të çuditshme dhe ekspertët thonë se ka një arsye për këtë gjë.

Sipas tyre është cilësia e dobët, arsyeja e këtyre ëndrrave.

“Kur shkoni në shtrat pas një nate të rëndë me pije, cilësia e gjumit është në fakt më e dobët. Niveli i alkoolit në gjak në sistemin tuaj do të bjerë sapo të ndaloni së konsumuari alkool, duke ju lënë në një gjendje gjumi të cekët dhe me shqetësime të shpeshta dhe zgjim gjatë gjithë natës”, u shprehën ata.

Ekspertët thanë se alkooli prish ciklin e gjumit i cili mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni gjysmë zgjuar dhe gjysmë të fjetur, shkruan The Sun.

“Për shkak të zgjimit gjatë gjithë natës, ka më shumë mundësi që të zgjoheni me një kujtim të gjallë dhe të çuditshëm të ëndrrës që keni parë”, thuhet në shpjegimin e tyre.

Tutje, ata shpjeguan se e gjithë kjo mund të jetë thjeshtë psikologjike, në varësi të llojit të alkoolit që keni konsumuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat