6 këshilla që ju japin ekspertët në lidhje me punën

Life style

6 këshilla që ju japin ekspertët në lidhje me punën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

1. "Mbaji dyshimet dhe pasiguritë rreth vetes me vete."

Mos prisni derisa të bëni raportin perfekt për ta dorëzuar. Mos e zhvlerësoni idenë tuaj pa e dhënë ende. Frikërat mbajini për vete.

2. "Duhet të dini që kapaciteti ynë për të bërë gjëra varet edhe nga mundësitë tona."

Mund të jemi të aftë për të bërë shumë gjëra, por nga ana tjetër mund ta kemi të pamundur për t'i bërë në varësi të mundësisë fizike, mendore apo emocionale. Nuk mund të neglizhohet një problem familjar vetëm për të dërguar një email.

3. "Puna të paguan për kohën, eksperiencën dhe përpjekjet, por jo për shpirtin."

Bëjini të qarta në mendjen tuaj të tilla ndarje për të kuptuar në kohë deri në ç'masë ja vlen sakrifica.

4. "Ndryshe nuk do të thotë domosdoshmërisht më mirë."

Që do të thotë bëni lëvizje të mirëmenduara para se të lini një vend punë për një tjetër. Vetëm se ju duket "ndryshe" s'do të thotë që është më mirë.

5. "Kujtoji vetes që asnjë punë nuk vlen para shëndetit mendor dhe lumturisë tënde."

Ruani ekuilibrin mes punës dhe jetës tuaj. Në momentin që fokusoheni vetëm tek njëra, diçka nuk do të shkojë mirë.

6. "Eshtë e kuptueshme nëse po kaloni një periudhë të vështirë."

Pandemia ka lënë një lloj traume tek të gjithë, duke na bërë të ndihemi konfuzë, pa motivim, të frikësuar, të pasigurtë dhe në ankth. Mos e pyesni më veten "pse po ndihem kështu" pasi nuk jeni të vetmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat