Këshilla për t’u ndjekur ku jeni më të rinj për një shëndet të mirë të kockave në të 60-at

Life style

Këshilla për t’u ndjekur ku jeni më të rinj për një shëndet të mirë të kockave në të 60-at

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Osteoporoza i bën kockat të brishta dhe të dobëta.

Disa këshilla për t’u ndjekur që në të 20-ata apo 30-at tuaja për një shëndet të mirë të kockave në të 60-at:

Merrni mjaftueshëm kalcium

Kockat përmbajnë 99.5% të kalciumit të përgjithshëm në trupin tonë.

Burimet e kalciumit: sardelet dhe salmoni, soja dhe tofu, bajamet, djathi, qumështi, spinaqi dhe lëngu i portokallit.

Mos harroni vitaminën D

Prodhohet kur ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit. E përfshirë në shumë procese, vitamina D është thelbësore për të patur kocka e dhëmbë të shëndetshëm, sepse ndihmon në thithjen e kalciumit.

Burimet e vitaminës D: peshk yndyror si ton dhe salmon, produktet e qumështit, drithëra, mëlçi viçi, djathë dhe vezë.

Ruani peshën tuaj normale.

Asnjëherë mos mbani dieta të forta apo me pak kalori dhe mos u përpiqni të ulni shumë peshë në periudha të shkurtra kohore.

Kryeni aktivitet fizik

Pas të 30-ave, trupi fillon të humbasë gradualisht masën kockore. Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm për të patur kocka të shëndetshme për një kohë të gjatë.

Mos pini duhan

Nëse nuk mund ta bëni menjëherë filloni duke pakësuar numrin e cigareve që konsumoni në ditë.

Kujdes me sasinë e kafeinës

Nëse pini më shumë se 4 filxhanë kafeje, kockat tuaja mund të vuajnë prej saj.

Kockat kanë nevojë për Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 nxisin prodhimin e qelizave të kockave të quajtura osteoblastet.

Burimet e Omega-3: peshk yndyror si skumbri, ushqim deti, arra, fara chia.

Konsideroni suplemente të kolagjenit

Me kalimin e viteve niveli i kolagjenit në trup zvogëlohet shumë, gjë që mund të çojë në fraktura.

Burimet e kolagjenit: supë me kocka, xhelatinë, speca me ngjyra të ndryshme, agrume, vezë, fara kungulli etj.

Konsumoni mjaftueshëm proteina

Marrja e proteinave lidhet drejtpërdrejt me një indeks më të lartë të densitetit të kockave.

Burimet e proteinave: prodhimet e detit, shpendët me mish të bardhë, qumështi, djathi, vezët, fasulet etj.

Kufizoni kripën.

Kripa shkakton humbjen e kalciumit, gjë që mund të çojë në eshtra të dobëta dhe të brishta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat