10 mënyra të thjeshta për të reduktuar shpenzimet e parave

Life style

10 mënyra të thjeshta për të reduktuar shpenzimet e parave

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

1. Konsumo diçka të bollshme përpara se të shkosh të bësh pazarin. Ajo çfarë ndodh kur shkon të bësh pazar, ndërkohë që je i uritur, është se truri nuk mendon për shpenzimet. Kjo gjë sigurisht të bën tëshpenzosh mëtepër, duke blerë ndonjëherë gjëra të panevojshme. 

2. Mos bëj blerje online, të cilat kanë kosto transporti. Mundohu të gjesh faqe, të cilat kanë transport falas. Mos mendo se një shpenzim i tillë është i vogël. Mund të jetë i tillë, por kur shpenzime të tilla mblidhen, shuma del padiskutim e lartë. 

3. Mundohu të mos blesh shpesh ujë jashtë. Duke blerë ujë vazhdimisht jashtë, sigurisht që shpenzon. Mund tëblesh një shishe qelqi në qendër tregtare (Jumbo ka plot mundësi zgjedhje) dhe ta përdorësh gjatë ditës me ujëtë marrë nga shtëpia. 

4. Mos ki turp të përdorësh qese apo çanta nga shtëpia për të marrë ushqimet në supermarket. Mendo qëkur bën pazarin për disa ditë rresht, të duhen minimalisht 2-3 qese, por kjo përkthehet në shpenzim. Janëshpenzime vërtet të vogla, por në fund të muajit përbëjnë një kosto të konsiderueshme. 

5. Argëtohu me mënyra ekonomike ose falas. Nuk ka asgjë në ditët e sotme, të cilën nuk e gjen në version falas. Edhe filmat në Netflix, shpesh i gjen të përkthyer në faqe të tjera. Nuk e mbështes piraterinë, por për aq kohë sa ekziston, nuk ke pse shpenzon. E vërtetë që cilësia nuk është e njëjtë, por kjo zgjedhje përkthehet në kursim për ty. 

6. Mundohu ta kuptosh diferencën mes dëshirave dhe nevojave. Sigurisht që duhet të shpenzosh për nevojat, por t’i lësh ndonjëherë mënjanë dëshirat. Është më e rëndësishme të shpenzosh për ushqimet, se sa për njëiPhone të ri. 

7. Nëse mundesh, mund të kujdesesh vetë për veten tënde. Kjo gjë vlen më tepër për femrat, të cilat shpenzojnëpër depilim, pastrim vetullash, apo makiazh në parukeri. Gjëra të tilla mund t’i bëni edhe vetënë shtëpi. Ndoshta mendoni se nuk i bëni mirë, por me kohën do të perfeksionoheni. Nuk ka gjë që nuk mësohet përmes praktikës së vazhduar. 

8. Mundohu të reduktosh një zakon të keq të vetes tënde. E di që është e vështirë, por nëse konsumon njëpaketë me cigare në ditë, mendo pak sa do të kurseje, nëse do ta reduktoje apo eliminoje fare duhanpirjen. Është e vështirë, por jo e pamundur. 

9. Mendo për gjithë vaktet që do të konsumosh. Mos e lër asnjëherë ushqimin për në momentin e fundit, pasi do të përfundosh në kushtet kur nuk ke gatuar gjë dhe do të blesh jashtë. Kjo gjë përkthehet nëshpenzim. 

10. Kur të jepet mundësia, bli edhe produkte apo veshje të vjetra në vend të të rejave. Kjo gjë nuk do tëthotë tëmarrësh diçka të skaduar, apo të dalë mode. Por nëse diçka të duket e mirëmbajtur, në gjendje tëmirë, pse tëmos e blesh por të shpenzosh në diçka të re, shumë më të kushtueshme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat