Dëshironi të vraponi më shpejt? Ndiqni këto tri këshilla

Life style

Dëshironi të vraponi më shpejt? Ndiqni këto tri këshilla

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e bërë gjithmonë të njëjtën gjë, nuk mund të arrini rezultate të ndryshme

Prandaj, nëse keni qenë duke u përpjekur ta përmirësoni shpejtësinë por nuk keni vërejtur rezultate, ndoshta është koha të ndryshoni diçka në mënyrë që ta arrini qëllimin.

Truku është që të ndërtoni bazë të mirë aerobike, por, për më shumë, ndiqni tri këshillat e mëposhtme nëse dëshironi ta përmirësoni periudhën kohore kur vraponi një 5-kilometërsh.

‘Kodrat’

Për fillestarët, vrapimi përpjetë është mënyrë e mahnitshme për të filluar trajnimet për shpejtësi. Mund të mos ndiheni se jeni duke vrapuar shpejt, por kur ushtroni kundër gravitetit ju forcoheni më shumë.

‘Fartlek’

‘Fartlek’ vjen nga termi suedez për lojë të shpejtësisë dhe në parim është sesion i pastrukturuar i shpejtësisë. Bëni çfarë të mundeni për aq gjatë sa mundeni. Ju e vendosni kohën, distancën dhe ritmin për vrapimin e shpejt. Por, mos e mbingarkoni veten.

Intervalet

Për një sesion të strukturuar me intervale zgjedhni distancën dhe ritmin, ose fillestarët mund ta zgjedhin kohën dhe ritmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat