Fantazia ushqen psikën dhe veçanërisht mendimin

Life style

Fantazia ushqen psikën dhe veçanërisht mendimin

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ashtu si ushqimi zhvillon fizikisht njeriun, fantazia luan të njëjtin rol për psihën dhe veçanërisht, për mendimin. Procesi merr udhë që në ngjizjen e jetës dhe fëmijëria është koha kur fantazia ushtron gjithë forcën e saj mbi inteligjencën, që ajo të njohë, mësojë dhe ushtrojë gjuhën dhe fjalën.

Për këtë arsye, specialistët e fushës së psihës këmbëngulin në vendosjen e fëmijëve në mjedise të pasura, që nxisin dhe pasurojnë fantazinë. Kush janë mjediset e pasura? Janë mjediset, që ofrojnë dialogun “i rritur – i parritur”.

Kur fëmija shikon një objekt, apo përpiqet të kuptojë një dukuri, për ta bërë të pranueshme për psihën, përdor fantazinë e tij dhe fjalën e të rriturit. Fëmija krahason atë çka i rrituri i ka shpjeguar me atë çka vetë arrin të perceptojë, nëpërmjet shqisave. Dhe ditë pas dite ai eksploron, njeh, verifikon dhe rrit aftësinë e tij, për të zbuluar më shumë dhe për t’i parë fenomenet dhe objektet më të plota. Ai po mëson si të kombinojë, të njohurën me të panjohurën, për t’u bërë i aftë për të ditur. Sa më e madhe të jetë e panjohura aq më e madhe është mundësia për të ditur. Dhe ky proces e ka origjinën dhe vazhdimësinë në dialogun “i rritur-i pa rritur”.

I rrituri pranë fëmijës luan rolin e dëshmitarit, siguruesit, nxitësit dhe mbi të gjitha të artikuluesit të asaj çka fëmija zbulon. Më pas, fëmija nëpërmjet fantazisë, do të bëjë të mundur perceptimin e objektit apo dukurisë që i rrituri ka artikuluar. Ky proces kërkon kohë për t’u realizuar. Prania e afërt e të rriturit është e domosdoshme për të “zbutur” padurimin dhe dyshimin e fëmijës për aftësitë e tij. I rrituri i tregon me praninë dhe fjalën, se edhe ai ka përshkuar të njëjtën rrugë. Kështu nuk ka arsye për t’u trembur apo mërzitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat