Përtoni të zgjoheni herët, ndiqni këto këshilla

Life style

Përtoni të zgjoheni herët, ndiqni këto këshilla

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Dita është e përbërë nga një mijë e katërqind e dyzet minuta, por prapë ato nuk janë të mjaftueshme.

Takimet, punët e shtëpisë, shkolla, puna; me të gjitha këto gjëra, 24 orët e ditë nuk duken të mjaftueshme për të përmbushur gjithçka.

Gjëja tjetër që bëhet më shpesh është të sakrifikosh kohën e pushimit për të realizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’u kryer.

Ata që zgjohen herët përfitojnë më shumë nga dita e tyre pa sakrifikuar gjumin ose kohën me familjen. Megjithatë, të zgjohesh herët është një dhuratë për njerëzit me një orë të shkëlqyer të trupit.

Çfarë ju bën të zgjoheni vonë? E fikni alarmin dhe vazhdoni të flini sepse dhoma juaj është shumë e ftohtë?

Një shënim në mendje për t’u zgjuar më herët mund të ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me një kohë më të hershme zgjimi.

Para se të shkoni për të fjetur vendoseni me mendjen tuaj kur do të zgjoheni dhe ky veprim zvogëlon prodhimin e hormoneve të gjumit.
Rregulloni alarmin tuaj të telefonit, nëse keni tendencë të zgjoheni në 8 të mëngjesit, vendoseni atë në 7.45.

Kështu filloni të mësoheni të zgjoheni në orën kur bie alarmi dhe më pas vendoseni edhe 15 minuta më herët. Bëjeni këtë derisa të arrini orën ideale të zgjimit.

Fjetja e mjaftueshme do tju ndihmojë të zgjoheni më herët. Mungesa e gjumit do t’ju bëjë nervozë kur zgjoheni dhe do të rrisë gjasat për të ‘vjedhur’ më shumë nga koha e punëve apo aktiviteteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat