Sasia e duhur e ushqimit që një fëmijë duhet të konsumojë

Life style

Sasia e duhur e ushqimit që një fëmijë duhet të konsumojë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes se si ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmendshëm që të mund ti shmangim.

Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme. Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihet, që nga sasia e duke vazhduar me përdorimin e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë e vend e pa vend. Kërkimet kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti i dorës së vetë fëmijës. Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime, e tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.

Pra sasia e ushqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat