Kjo është koha e duhur për të shpuar veshët fëmijëve

Life style

Kjo është koha e duhur për të shpuar veshët fëmijëve

Më: 15 maj 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Që në fëmijëri, vajzave u pëlqen të luajnë me kukullat, t’i veshin dhe të kujdesen për to. Me kalimin e viteve, kjo dëshirë fëmijërore kalon nga kukullat tek fëmijët.

Të mos keqkuptohemi, nuk nënkuptojmë që fëmijët janë objekte apo lodra, pasi do të ishte një ide e pabazë dhe absurde. Shumë nëna të reja kalojnë me orë e orë të tëra për të zgjedhur veshjet e duhura për vogëlushet e tyre, bëjnë kombinimet mes këpucëve dhe fustaneve, kordeleve dhe paliçetave, kapseve të flokëve dhe vëthëve etj.

Një aksesor shumë i rëndësishëm dhe femëror janë padiskutim vëthët. Me siguri ju ka ndodhur të vini re që shumë vogëlushe, më të vogla se 2 vjeç, i kanë veshët e shpuar. Por cila është mosha e duhur për t’i shpuar veshët një fëmije? Dermatologët dhe mjekët pediatër rekomandojnë që shpimi i veshëve të mos bëhet para moshës 6 vjeç.

Para kësaj moshe fëmijët kanë sistem imunitar të dobët, i cili mund të reagojë negativisht ndaj këtij veprimi dhe të shoqërohet me temperaturë të lartë, dhimbje veshi, inflamacion, pamundësi për të fjetur, realskion alergjik, fryrje dhe deri në qelbëzim të kësaj pjese delikate të trupit të fëmijës.

Mjekët rekomandojnë që shpimi i veshëve të bëhet në kushte të forta higjienike dhe të jeni të sigurtë që fëmija juaj nuk vuan nga patologjia e dermatitit atopik. Këshillohet që materiali i vëthëve të parë të jetë ar, argjend ose 100% titan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat