Gjashtë këshilla të trajnerit për vënie në gjumë të bebit

Life style

Gjashtë këshilla të trajnerit për vënie në gjumë të bebit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Jeni prindër i një fëmije të vogël dhe nuk ju kujtohet kur për herë të fundit keni bërë gjumë? Lexoni si ta vëni në gjumë beben

Njerëzit me fëmijë të vegjël kërkojnë ndihmë dhe atë ndihmë e paguajnë shtrenjtë, mirëpo thonë se ia vlen.

Këshillat janë, thonë trajnerët për vënie të bebeve në gjumë, që bebet të kenë më shumë se gjashtë muaj.

Këto janë gjashtë këshillat që do t’ju ndihmojnë ta vëni beben në gjumë:

1. Vëne beben tuaj në gjumë gjithmonë në kohë të njëjtë.

2. Bëni rutinë para gjumi – bëni gjithmonë gjërat e njëjta – larja, ninullat apo diçka tjetër që do ta qetësojë fëmijën.

3. Mos e detyroni fëmijën që të fle, sepse ashtu vetëm sa do ta shqetësoni.

4. Qëndroni të qetë dhe konsekuent kur t’i thoni fëmijës: “Natën e mirë!”.

5. Mos nxitoni të shkoni te fëmija sapo të zgjohet në mëngjes. Lëreni që të zgjohet në qetësi.

6. Dhoma le të ketë temperaturën e përshtatshme. Nuk bën assesi të jetë tepër e ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat