A ka lidhje me shtimin në peshë darka pas orës 8? Ekspertët japin përgjigjen që të gjithë po prisni

Life style

A ka lidhje me shtimin në peshë darka pas orës 8? Ekspertët japin përgjigjen që të gjithë po prisni

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Shpesh kemi dëgjuar që nëse ushqehemi në orët e vona, e gjithë yndyra e ushqimit do të kthehet ne dhjam dhe për këtë arsye shëndoshemi. Herë të tjera na kanë thënë që nëse hamë pas orës 8 ose 7 nuk do të arrijë ushqimi të tretet dhe për këtë arsye ne nuk bëjmë një gjumë të mirë.

Por si qëndron e vërteta?

Sipas ekspertëve darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat