Siç duket, edhe qentë dinë të zgjidhin detyra matematikore…

Life style

Siç duket, edhe qentë dinë të zgjidhin detyra matematikore…

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:47
Ilustrim

Nëse mendoni se mund ta mashtroni qenin të pranojë një lodër në vend të dy lodrave, e keni gabim. Shumë gabim.

Sipas një studimi, me këtë gjest ju nuk jeni duke e mashtruar qenin, sepse ai e din saktësisht se çfarë jeni duke bërë. Pra, edhe qentë dinë matematikë.

Siç ka shpjeguar Susan Milius në një artikull për Science News, hulumtimet sugjerojnë se qentë e kuptojnë konceptin e mbledhjes dhe zbritjes.

Studimet tregojnë se qentë e përdorin zonën sipërfaqësore për të kuptuar nëse diçka është më pak apo më shumë, në vend se të kenë një kuptim aktual të numrave.

Thënë më shkurt, qentë janë të mençur dhe mund të bëjnë matematikë. Ata e kuptojnë kur i ofroni diçka më shumë apo më pak, dhe vështirë se mund ta mashtroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat