Ndiqni këto këshilla dhe me kolegët në punë do të kaloni kohën më të bukur

Life style

Ndiqni këto këshilla dhe me kolegët në punë do të kaloni kohën më të bukur

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Ne kalojmë më shumë orë me kolegët tanë çdo ditë sesa me miqtë dhe familjen. Dhe për t’u ndjerë mirë në punë nevojitet shumë pak; një mjedis i qetë dhe ndjenja e të qenit pjesë e një ekipi.
Si arrihet kjo? Duke filluar të jemi kolegu/shefi/vartësi/bashkëpunëtori që do të donim të kishim pranë dhe duke promovuar, me disa gjeste të vogla, një zinxhir mirësish që do të shihni se do të japë fryte më shpejt se sa mund të shpresoni.

Mirësia është një gjest i lirë, por revolucionar dhe ndihmon për të fituar mirëqenie dhe për të ndërtuar marrëdhënie, si në jetën private ashtu edhe në punë.
Nuk është rastësi që sipas një sondazhi të InfoJobs, platforma e kërkimit të punës në internet, zbuloi se mirësia duhet të jetë pjesë e “soft skill” për t’u përfshirë në një CV, si dhe të jetë vendimtare në fazën e përzgjedhjes.

Sipas 96% të të intervistuarve, mirësia gjithashtu mund të rrisë produktivitetin. Kur një shef është i sjellshëm, krijohet një klimë më e qetë , e cila u lejon njerëzve të përfitojnë sa më shumë prej saj, të cilët ndihen më të motivuar dhe më të përgjegjshëm. Nxitja e shpirtit të ekipit dhe bashkëpunimit, shfaqja e vullnetit për të shpërblyer rezultatet dhe mos zhvendosja e fajit në rast dështimesh, si dhe aftësia për të dëgjuar nevojat e ekipit janë elementë fitues për udhëheqje të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat